Duke shpërndarë fotografi të disa vendvotimeve në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.
“Zgjedhje – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21. Kjo tashmë bëhet normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e Republikës së Kosovë”, shkroi Brnabiq në Twitter.
Ndaj këtyre deklarimeve kana reaguar zyrtarë nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq pas deklaratës së saj lidhur me zgjedhjet në veri.
“Mbreti i çmendur i Vuçiqit ka një dozë të lartë të shakave. Njëri prej tyre ndodh të jetë ficus politik që vepron si kryeministër i Serbisë. Regjimi në Beograd kërkonte përmes ndërhyrjes zgjedhore të bllokonte zgjedhjet në veri të Kosovës. Tani që ata dështuan ata janë të zhveshur dhe duke bërë sulme qesharake!”, ka deklaruar Vela.
Mad king Vučić has a full court of jesters. One of them happens to be the political ficus who acts as Serbia’s PM.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 23, 2023
The regime in Belgrade sought through electoral interference to block elections in north Kosovo. Now that they failed they’re unhinged & making ludicrous attacks! https://t.co/uhFoEUozVh
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiq.
Kusari-Lila i tha Brnabiqit që të kujtojë ditën e sotme. “Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm”.
“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve serbë të zgjedhur në Kosovë. I vetmi mjet për Serbinë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës. Është një ditë e vonuar, por më në fund është këtu”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.