Kryeministri Albin Kurti ka folur disa herë sot në seancën e thirrur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, specifikisht për planin franko-gjerman dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kurti në fjalën e tij tha se nuk është fajtor për ngecjen e procesit të dialogut Kosovë – Serbi.
“Tjetërkund ka ngecur puna jo te unë. Kur ka ardhur në shtator propozimi për herë të parë prita me pas takim por nuk patëm, madje as në tetor nuk ndodhi takimi. Ndërmjetësve ua kam thënë hapur që sa për mua takimi i 20 janarit të këtij viti ka mund të ndodhë me 20 shtator të vitit të kaluar”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se nuk e ka shkelur asnjë fjalë në procesin e dialogut, ndërsa shtoi se ka pasur shumë gjëra që nuk janë respektuar nga ana e presidentit serb për dialogun, por jo nga ai.
Kryeministri ka theksuar se ka pritur dinamikë më intensive sesa kjo që ka ndodhur.
Tutje, ai ka zbuluar se marrëveshja Kosovë-Serbi në planin franko-gjerman nuk thuhet se është finale por kontraktuale.
“Marrëveshje nuk thuhet që është finale por nuk është e vërtetë që nuk është kontraktuale. Pikërisht na konsiderojnë si palë kontraktuale”, është shprehur Kurti.
Sipas tij, integrimi në NATO është jetik dhe është më i rëndësishëm në këtë shekull sesa në shekullin e kaluar.
Kryeministri Kurti ka thënë se propozimi evropian, i njohur si plani franko-gjerman, të cilin ai e ka pranuar, nuk i referohet veçanërisht Asociacionit. Por, ai e pranon se një nen i propozimit të pranuar, flet për marrëveshjet e mëhershme të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Plani kryesor nuk ka asnjë referencë të një Asociacioni, megjithëse iu referohet marrëveshjeve të Brukselit, në tërësinë e tyre”, ka thënë Kurti,
Ai shtoi se pyetjet që shtrohen për Asociacionin në procesin e negociatave dhe se qëndrimi i tij është se formimi i tij mund të “konsiderohet”, nëse pranohen gjashtë kushtet që ai i ka zbuluar javën e kaluar në Kuvend.
“Tash hapi kryesor, e ku do të lindin pyetjet më serioze në ndërlidhje me Asociacionin, do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit. Aty qëndrimi im është: Asociacioni mund të konsiderohet, nëse plotësohet 6-pikëshi, apo gjashtë kushtet, parimet që i kam paraqitur këtu para jush, një javë më parë”, ka thënë Kurti.
Më 2 shkurt, Kurti ia ka prezantuar deputetëve në Kuvend gjashtë pikat e tij, me plotësimin e të cilave “do ta konsideronte” pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kushti i parë i tij është që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
Kushti i dytë i Kurtit është që Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale.
I treti është që “Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”.
Kushti numër katër i Kryeministrit është që “Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.
I pesti; Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.
Dhe kushti i fundit është që “Presidenti i Serbisë t’i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013