Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Komoran.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një kamioni në korsinë që dërgon për në drejtim të Pejës, ndërsa për pasojë janë shkaktuar kolona të gjata në rrugë.
Aktualisht në vendngjarje janë njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës që po merren më rastin
Dëshmitarët që kanë parë këtë ngjarje i thanë KosovaNews se ka edhe disa persona të lënduar, që janë dërguar për trajtim mjekësor.
Për më shumë shihni VIDEO-n dhe fotografitë nga vendi i ngjarjes:





