KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bajrami: Gjykata Speciale duhet të shpallë UÇK-në të pafajshme
Lajme

Bajrami: Gjykata Speciale duhet të shpallë UÇK-në të pafajshme

KosovaNewss
KosovaNewss 20:50 -11/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Akademik Arsim Bajrami për RTK-në ka folur nga këndvështrimi juridik dhe politik për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Bajrami ka shpalosur shkeljet e Gjykatës Speciale dhe ndikimin e saj në narrativën historike të luftës së UÇK-së, derisa për këtë proces të gjykimit maratonik ai ka thënë se drejtësia duhet të triumfojë në fund të këtij procesi.

Akademik Bajrami, në librin e tij që do të dalë së shpejti, thotë se më shumë se 50 faqe ka dhënë fakte edhe ndërkombëtare, si dhe ka bërë citime të juristëve ndërkombëtarë, të profesorëve më eminentë të së Drejtës Ndërkombëtare, që thonë që UÇK-ja nuk a qenë asnjëherë organizatë kriminale.

Tutje, akademik Bajrami thotë se kohëve të fundit ka dëgjuar disa dëshmitarë kredibilë, një prej tyre ka qenë Shen Berns, i cili tërë kohën ka qenë me UÇK-në dhe ai më së miri ka shpjeguar se ne nuk do të bashkëpunonim kurrë me një organizatë siç ka qenë UÇK po të vërenim që ka një plan kriminal.

“Fatmirësisht, gjatë shtatorit ne do të kemi dëshmitarë autoktonë, të vërtetë, të cilët  kanë qenë partnerë tanë në procesin e shtetndërtimit, me të cilët kemi punuar bashkë dhe kemi koordinuar gjithçka, përfshirë edhe Shpalljen e Pavarësisë”, tha Bajrami.

Ai më tej nënvizoi se vazhdon të besojë se kjo gjykatë, duke qenë që është gjykatë evropiane, e përbërë nga gjyqtarë të nivelit të lartë do të vihet në anën e drejtësisë, që nuk do të bëjë politikë, por do të ndajë drejtësi.

“Thellësisht jam i bindur, edhe si jurist i karrierës, se nëse  gjykata udhëhiqet nga ato parime, ajo do të bie një aktgjykim shfajësues, i cili do të lironte të gjithë të akuzuarit atje, do të hiqte ‘ato re të zeza’ që thoshin dikur në momentin e themelimit, që do të pastronte UÇK-në dhe uroj që do të hapte një perspektivë pozitive për Kosovën, që edhe ato shtete, të cilat deri më tani kanë hezituar ta njohin Kosovën, ta pranojnë atë si partner të barabartë në komunitetin ndërkombëtar”, tha Bajrami.

Ndryshe, akademik Arsim Bajrami, së shpejti,  do te promovojë punën studimore në aspektin ligjor dhe juridik rreth Gjykatës Speciale në librin e tij.

Gjithashtu lexoni:

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror

Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve

KosovaNewss 11/09/2025 11/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?