Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke thënë se ky i fundit po pretendon se gjendja e mëparshme në veri, ishin dora e zgjatur e shtetit të Kosovës e dizajnuar nga marrëveshjet e Brukselit ndërkohë që e vërteta është se ata ishin dorë e zgjatur e shtetit të Serbisë.
Sipas Bajqinovcit, Abdixhiku me këtë e konfirmoi tifozërinë e tij pro politikave të vjetra, implementues i të cilave në LDK, ishte kryetari i nderit i LDK-së, Isa Mustafa.
Bajqinovci ndër të tjera shprehet se plan për veriun është vetëm Kushtetuta e ligji, implementues janë policët lojal ndaj Republikës, koordinimi me aleatët është i vazhdueshëm e i dobishëm, ndërkaq, të dëshpëruar janë vetëm kriminelët në veri e në Serbi.
“E vërteta është shumë më ndryshe nga çfarë e paraqet Abdixhiku”, shkroi Deputeti në një postim të tij.