Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj akuzave të Ramush Haradinajt, i cili në një intervistë kryeministrin Albin Kurti e quajti “shef i korrupsionit.”
Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci këtë deklaratë e quajti si një shprehje të nervozizmit politik, duke thënë se “këto janë simptomat e mos kalimit të pragut” dhe se Haradinaj po e shfaq një “çeshme që nuk pikë më.”
Në komentet e tij, Bajqinovci theksoi se akuzat e Haradinajt nuk kanë bazë dhe janë të motivuara nga frika e humbjes së mbështetjes politike.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në anën tjetër ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë më shumë korrupsion sesa në qeverisjen e Kurtit, për shkak të “lidhjeve të shkurtëra e dostave”.
Për fat të keq korrupsioni nuk ka qenë asnjëherë më shumë se tani. Unë e kam vërejtur herët se do të ketë shumë korrupsion për shkak të lidhjeve të shkurtërs, e kam quajtur ‘lidhje të shkurta, dostat’. Kurti u ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij, besnikëve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri, e kam ditur që do vijë kështu. Ky është shefi i korrupsionit vetë Kurti të këqijave që ndodhin”, ka thënë Haradinaj.


