KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mali i Zi e mbështet rrugën evropiane të Kosovës
Politikë

Mali i Zi e mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:08 -07/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 “Ne i kuptojmë ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, për të marrë statusin vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe e mbështesim fuqishëm këtë”, tha para gazetarëve në Podgoricë, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Gjukanoviq sot priti në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e që ishte vizita e parë e saj zyrtare në këtë shtet.

Presidentja Osmani tha se Mali i Zi deri më tani ka treguar mbështetje të qartë për Kosovën në të gjitha fushat.

“Mali i Zi dhe Kosova janë shtete sovrane dhe qartësisht të përkushtuara në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të punojmë me synimin për të zgjidhur çështjet e së kaluarës sonë të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë në rrugën e paqes dhe stabilitetit”, tha ajo.

Ajo falënderoi Gjukanoviqin për mbështetjen e tij, dhe tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO i kontribuoi paqes në të gjithë rajonin.

Duke folur për raportet e ndërsjella, të cilat sipas tyre janë të rëndësishme dhe miqësore, Gjukanoviq tha se ka punë përpara që pakica malazeze në Kosovë të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës si komunitet zyrtar.

Gjukanoviq tha gjithashtu se Mali i Zi po ndjek me kujdes gjithçka që po ndodh në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të bindur se mund të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme. Me zgjidhjen e kësaj çështjeje – do të zgjidhej dukshëm çështja e stabilitetit e këtij rajoni”.

Osmani tha se gjatë takimit është biseduar për potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në ditën e dytë të vizitës, presidentja Osmani do të vizitojë komunat e Tuzit dhe Ulqinit, ku jetojnë kryesisht shqiptarët në Mal të Zi.

Qeveria e Malit të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Gjukanoviq e njohu Kosovën në tetor të vitit 2008, tetë muaj pas vendimit të Prishtinës për ta shpallur pavarësinë.

Në të njëjtën kohë, opozita e atëhershme malazeze, e udhëhequr nga lideri i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, protestoi duke kërkuar anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës.

Pas tri dekadash në pushtet, DPS e Gjukanoviqit humbi zgjedhjet e gushtit 2020. Aktualisht ajo është partia më e fortë opozitare në Mal të Zi.

Presidentja Osmani nga Mali i Zi: Do të fuqizojmë përpjekjet kundër tendencave për destabilizim në rajon

Gjithashtu lexoni:

Samiti i vitit 2027 do të zhvillohet në Tiranë

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të parave, i sekuestrohen mbi 4 mijë euro

Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Nga 170 në 325 €: Dalin shtesat e rritura për lehonat – Murati: Një mbështetje që s’ka ekzistuar para katër vjetësh

Osmani uron popullin slloven për ditën e Pavarësisë: Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë

Kosova News 07/02/2023 07/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Çeku: Shtimja shumë shpejt do të bëhet me stadium modern
21:28 -25/06/2025
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak
21:12 -25/06/2025
Deklarata e përbashkët e NATO-s në përfundim të samitit të Hagës
20:40 -25/06/2025
Samiti i vitit 2027 do të zhvillohet në Tiranë
20:38 -25/06/2025
Instituti Pedagogjik i Kosovës forcon bashkëpunimin me DKA-të për avancimin e performancës së shkollave – tryeza e radhës në Ferizaj
20:26 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?