Kryesia e Kuvendit sot ka mbajtur mbledhje ku u caktua seanca e re plenare, ndërkaq u tha se të premten, më 7 tetor, do të mbahet seanca e radhës e kuvendit.
Pikë e parë e kësaj seance do të jetë interpelanca, që e kanë kërkuar për ministrin e Financave, Hekuran Murati, sipas tij, për vendimin arbitrar për ndalimin e pagave e presioneve të bëra në pushtetin lokal.
“Pika e parë në seancë për interpelancën që e kemi kërkuar për ministrin për vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave për presionin që e ka bërë në pushtetin lokal gjatë grevës dhe për ndërhyrjen në autonominë e komunave në atë kohë”, ka thënë Tahiri, njofton KosovaNews.
Ai tha se roli i qeverisë është që ta ndihmojë Kosovën në kohë të vështira.
Si grup parlamentar, ai tha se do ta ngrenë si çështje ligjin për zyrtarët publikë, pasi sipas tij, kjo është një ndërhyrje flagrante në stafin dhe shërbimit civil