Zyrtarët e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, të shoqëruar nga njësia speciale e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme janë penguar nga serbët në veri që të hynë në objektin e komisionit zgjedhor në Zubin Potok. Transmeton KosovaNews.

Sipas informacioneve të para rreth orës 13:00 para Komunës së Zubin Potokut janë mbledhur qytetarët serbë me qëllim të pengimit të hyrjes së zyrtarëve të KQZ-së objektin e komisionit zgjedhor.
Sipas mediave lokale në veri, me qëllim të mbrojtjes së zyrtarëve të KQZ-së nga sulmet e serbeve, ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se gjatë konfliktit u dëgjuan edhe sirenat e alarmit, të cilat u mbyllën kur përfaqësuesit e komisionit zgjedhor dhe policia u larguan nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

KosovaNews. ka tentuar t’i kontaktojë Policinë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe KQZ-në, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
