Ad image

EKSKLUZIVE| Kryeministri i Katarit i dhuron Sveçlës ‘’Rolex’’ prej 30 mijë eurosh, ai nuk e merr për vete, ja dhuron shtetit

Jeton Sopa
Jeton Sopa 18:13 -04/06/2022

Gjatë javës së kaluar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishte për vizitë në Katar në njërin ndër vendet më të pasura në botë. I ftuar nga kryeministri njëherit ministri i Punëve të Brendshme të Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani, ministri Sveçla, ishte i shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti me të cilin morën pjesë në Panairin “Milipol 2022”, ku u njoftuan për pajisjet e teknologjinë së fundit në fushën e sigurisë.

Në fund të vizitës sheiku  i Katarit e befasoi Sveçlën duke i bërë një dhuratë “modeste” dhe atë hiç më pak se një orë të markës së njohur “Rolex” në vlerë prej 30 mijë eurove, raporton KosovaNews.

Sipas burimeve të Kosovanews pranë Doganës së Kosovës, orën e shtrenjtë “Rolex”, ministri Sveçla e ka lajmëruar në doganë sapo është kthyer në Kosovë. Të njejtat burime thonë se ministri i Brendshëm këtë gjë e ka bërë për t’i kaluar të gjitha proceduarat doganore në mënyrë që më pas ta vendos diku në ambientet e ministrisë si souvenir i çmuar./KosovaNews/

Shpërndaje