KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Selimi i përmend masakrat që i kreu Serbia: Kur të flasim për krime, të flasim për ato që kanë ndodhur vërtetë
Siguri

Selimi i përmend masakrat që i kreu Serbia: Kur të flasim për krime, të flasim për ato që kanë ndodhur vërtetë

Kosova News
Kosova News 16:30 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhjetëshi i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën e tij në Hagë përmendi ditën e sulmit në Prekaz, ku tha se atë ditë nuk ndodhej në shtëpinë e Adem Jasharit, prandaj edhe është gjallë sot.

“Në atë betejë, Adem Jashari, ra heroikisht duke rezistuar me tërë familjen e tij. Ne, shokët e Adem Jasharit, që shpëtuam gjallë, mbetëm përballë gjithë Serbisë. Ishim pak djem e vajza, të armatosur shumë dobët, të pauniformuar e të paorganizuar mirë. Mbetëm luftëtarë pa komandant”.

“Krejt çka mund të bënim ishte ta ndiqnim rrugën e Adem Jasharit, të vdisnim duke luftuar apo të luftonim deri në fitore. Disa ranë duke luftuar e disa e bëmë këtë të dytën. Në ato ditë të rënda për Kosovën vazhduam të rezistonim ashtu siç mundeshim e dinim. Nuk ia arritëm të armatoseshim sa duhej, e donim ta mundnim Serbinë por këtë s’ia arritëm pa ndihmën e shteteve nga jashtë”, është shprehur Selimi.

Tutje, ai tha se “nëse flasim për krime, atëherë lë të flasim për ato krime që më të vërtetë kanë ndodhur. Lë të flasim për të gjitha masakrat, për atë të Mejës, Reçakut, Abrisë, Radoniqit, Izbicës, Krushës, Rrezallës, Poklekut, Qishkut, Makocit apo qindra masakrave të tjera ku janë vrarë fëmijët edhe në gjirin e nënës së tyre”.

“Lë të flasim edhe për Dubravën, ku Serbia ekzekutoi mbi 100 të burgosur shqiptarë. Lë të flasim për të zhdukurit me dhunë, ku edhe sot s’janë gjendur akoma”, tha Selimi.

Më tej, Selimi tha se dallimet e opinionet politike mes të akuzuarve në Hagë nuk duhej e nuk mund të përdoren si fakte juridike kundër askujt.

“Në këto çaste, kur ne po flasim e po na shohin qytetarët e vendit tim, kam besim se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën dhe unë bashkë me bashkëluftëtaret e mi do të kthehemi të lirë në vendin tonë, për të cilin luftuam dhe punuam gjatë gjithë jetës sonë.

Për të parë gjykimin klikoni në linkun më poshtë:

https://streaming.scp-ks.org/sq/index.html?fbclid=IwAR0OJtCH7j91WrPFJALqfl9fUbeMUWcpfGonA5noaoa32jTttNmHHHmDJNE

Rexhep Selimi: UÇK nuk numëronte shumë njerëz, por vullnetin e kishim të madh

Gjithashtu lexoni:

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

Kosova News 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
12:01 -07/06/2025
Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
11:44 -07/06/2025
Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit
11:27 -07/06/2025
Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit
11:04 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?