Profesori nga Westminster University dhe drejtori i Programit të Sigurisë dhe Marrëdhënive Ndërkombëtare, Aidan Hehir, ka ngritur pyetjen se kënd duhet ta mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. -Kosovën apo Serbinë?
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Hehir ka dhënë disa fakte që lëjnë të nënkuptohet se ShBA-të dhe BE-ja duhet ta mbështesin Kosovës.
Pasi sipas indeksit të korrupsionit nga “Transparency Internatinal”, Kosova ka shënuar rritje që kur hyri në pushtet Vetëvendosja në vitin 2020. Ndërsa, Serbia ka shënaur rënie që kur ish-partia (Partia Progresive Serbe) e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi, ka marrë pushtetin në vitin 2012.
Edhe sipas “Reporters without Borders”, Kosova sa i përket lirisë së shtypit ka shënuar rritje që kur VV-ja mori pushtetin në vitin 2020. Ndërsa, Serbia ka shënuar rënie.
Gjithashtu, Kosova sa i përket gjendjes e të drejtave politike dhe lirive civile ka shënuar rritje në vitin 2023 në krahasim me vitin 2020, ndërsa Serbia ka shënuar rënie krahasaur me vitin 2017.




