KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aplikimi i Kosovës në BE, Presidenca çeke do të konsultohet menjëherë me vendet e tjera anëtare
Politikë

Aplikimi i Kosovës në BE, Presidenca çeke do të konsultohet menjëherë me vendet e tjera anëtare

Kosova News
Kosova News 17:33 -14/12/2022
Shpërndaje
Flags of Kosovo and the European Union Divided Diagonally - 3D Render of the Kosovan Flag and EU Flag with Silky Texture
Shpërndaje

Presidenca çeke do të informojë Këshillin për marrjen e aplikacionit në takimin e ardhshëm të ambasadorëve të BE-së më 20 dhjetor në Bruksel.

“Ne vlerësojmë se vendimi për hapin e ardhshëm drejt perspektivës së Kosovës në BE po merret nga Qeveria e Kosovës gjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, pasi rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë një nga prioritetet e Presidencës. Presidenca do të angazhohet menjëherë në konsultime me shtetet e tjera anëtare të BE-së”, ka thënë në një përgjigje për RTV Dukagjinin, Marek Zeman, shef i departamentit të marrëdhënieve me publikun të Ministrisë për Çështjet Evropiane të Çekisë.

Kosova ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mërkurën e 14 dhjetorit.

Aplikimi u nënshkrua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.

Në përgjigje tutje thuhet se Presidenca çeke do të informojë Këshillin për marrjen e aplikacionit në takimin e ardhshëm të ambasadorëve të BE-së  më 20 dhjetor në Bruksel.

“Pas një vendimi nga Këshilli, Komisioni mund të të kërkohet të përgatisë opinionin e saj për aplikimin e Kosovës”.

Ndryshe, lidhur me këtë, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, nga zyra e BE-së, është thënë se BE-ja vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

Sipas tyre, kur bëhet fjalë për aplikimet për anëtarësim, procedurat janë të përcaktuara në Traktatin e BE-së.

“Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. BE-ja vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, duke filluar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë që ka hyrë në fuqi në vitin 2016. Kur bëhet fjalë për aplikimet për anëtarësim, procedurat për aplikim janë të përcaktuara në Traktatin e BE-së”, thuhet në përgjigje.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027

Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës

Kosova News 14/12/2022 14/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?