KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Azemi: Këtë vit 26 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës
Ekonomi

Azemi: Këtë vit 26 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës

Kosova News
Kosova News 14:02 -15/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deri në muajin tetor të këtij viti, sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, 26 punëtorë kanë gjetur vdekjen në vendin e punës. Megjithatë, të dhënat e Inspektoratit të Punës flasin për 13 raste të tilla dhe 412 aksidente të ndodhura gjatë kësaj periudhe.

Këto të dhëna u bënë të ditura në Konferencën e 11-të Ndërkombëtare me temën “Siguria në Punë dhe në Transport – Qasje të Integruara për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për Mbrojtjen e Jetës”, të organizuar nga Kolegji “Tempulli”, AMRKS dhe Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, deklaroi se qeveritë e deritanishme nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e punëtorëve në sektorin privat.

Azemi theksoi se deri në këtë periudhë të vitit 2025, 26 punëtorë e kanë humbur jetën në vendin e punës.

“Qeveritë e mëhershme edhe kjo qeveri për punëtorët e sektorit privat të Kosovës kanë bërë zero për ta. Edhe në rastet e vdekjeve kemi pas raste kur inspektorët kanë ndihmuar pronarët e kompanive që fajtor të mbetet punëtori i vdekur. Ne kemi raportet dhe kemi ndërhyrë në disa raste, ku është vërtetuar se përgjegjësia i ka takuar kompanisë, e jo punëtorit.

Shifrat janë të tmerrshme. Sipas nesh, në vitin 2025 janë 26 raste të vdekjeve në punë, ndonëse tek Inspektorati del një numër më i ulët. Për ne, çdo punëtor që nis punën dhe kthehet nga puna është në orar pune. Nëse lëndohet në vendin e punës dhe vdes në spital, edhe ajo duhet të llogaritet si vdekje në punë,” tha Azemi.

Udhëheqësi i divizionit ligjor pranë Inspektoratit Qendror të Punës, Arton Çerkini, tha se sipas të dhënave të tyre, deri në këtë periudhë të vitit kanë vdekur 13 punëtorë në vendin e punës, ndërsa kanë ndodhur 412 aksidente, prej të cilave 305 janë të rënda.

Ai shtoi se 32 inspektorë janë kategorizuar për sigurinë dhe shëndetin në punë, ndërsa sektori i ndërtimtarisë, prodhimtarisë dhe përpunimit mbetet ndër më të rrezikshmit.

Drejtori i Kolegjit “Tempulli”, Mehmet Krasniqi, tha se siguria në punë dhe në rrugë nuk është luks, por nevojë jetike.

“Çdo ditë qindra mijëra njerëz në Kosovë shkojnë drejt punës, shkollës apo familjes, ndërsa mijëra punëtorë punojnë në kushte të rrezikshme, pa mbrojtje të mjaftueshme dhe pa trajnim adekuat. Siguria është detyrim njerëzor, jo privilegj,” theksoi Krasniqi.

Ndërsa shefi i kabinetit të ushtruesit të detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Berat Ganiqi, tha se përmirësimi i sigurisë rrugore dhe në punë mbetet një sfidë e madhe për institucionet.

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës, gjatë vitit 2024 kishin ndodhur 7 vdekje në vendin e punës, ndërsa numri i aksidenteve po rritet çdo vit.

Gjithashtu lexoni:

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Kosova News 15/10/2025 15/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?