KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati serb thotë se do të ngre kallëzim penal ndaj grupit të Radoiçiqit për terrorizëm dhe vrasje në Kosovë
PolitikëSiguri

Avokati serb thotë se do të ngre kallëzim penal ndaj grupit të Radoiçiqit për terrorizëm dhe vrasje në Kosovë

Kosova News
Kosova News 17:22 -03/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati Çedomir Stojkoviq nesër do të ngre kallëzim penal për terrorizëm dhe vrasje të rëndë kundër grupit serb, pjesëmarrës në sulmin terrorist në manastirin e Banjskës në veri të Kosovës.

“Të përkujtojmë se edhe 10 ditë pas aktivitetit paraushtarak në manastirin e Banjskës, ku u vra një polic i Kosovës, të cilës Republika e Serbisë ia njeh legjitimitetin e plotë sipas Marrëveshjes së Brukselit, dhe ku u vranë të paktën tre sulmues [serbë] askush nuk është arrestuar”, tha Stojkoviq.

Siç transmeton “Danas”, Stojkoviq ka thënë se është e qartë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po mbron pjesëmarrësit e ngjarjes paramilitare, të cilët, siç thotë ai, përbëjnë terrorizëm nga neni 391 i Kodit Penal (për të cilën parashihet dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet) dhe veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 114 i Kodit Penal (për të cilën parashikohet dënim me burg prej së paku 10 vjet deri në maksimum me burgim të përjetshëm).

“Zvarritja për fillimin e procedurës penale dhe arrestimin e autorëve, padyshim synon fshehjen e përfshirjes së lidershipit shtetëror serb në organizimin e asaj ngjarje. Në të njëjtën kohë, sipas praktikës ekzistuese të gjykatave të Serbisë, për çdo armëmbajtje pa leje në Serbi, paraburgimi është i detyrueshëm për kohëzgjatjen e hetimeve, dhe që nga ngjarja tragjike në Shkollën fillore ‘Vladislav Ribnikar’, ai paraburgim detyrimisht zgjat me muaj”, tha Stojkoviq.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiqit dhe se të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sipas njoftimit, Radoiçiq u dërgua në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal.

Aty nuk jepen detaje të tjera.

Më 29 shtator, Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë.

Në këtë fshat të komunës së Zveçanit – pjesa veriore e Kosovës – grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.

Radoiçiq dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kosova News 03/10/2023 03/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
11:50 -04/08/2026
Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde
11:25 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?