KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati serb: Të sanksionohet regjimi i Vuçiqit, po krijon tensione në Kosovë për të ruajtur pushtetin
Politikë

Avokati serb: Të sanksionohet regjimi i Vuçiqit, po krijon tensione në Kosovë për të ruajtur pushtetin

KosovaNewss
KosovaNewss 09:14 -06/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përdor çdo mjet për të krijuar tensione në mënyrë që pajtimi me Kosovën të mos ndodhë, ka thënë avokati serb, Çedomir Stojkoviq.

Ai përgënjeshtron zërat se Vuçiq ulet në “dy karrige”, duke thënë se presidenti serb ulet vetëm në atë të Rusisë, për çka thotë se Perëndimi po e kupton çdo ditë e më shumë një gjë të tillë.

Stojkoviq beson se e gjithë kjo tendencë e Vuçiqit për të krijuar destabilitet ka për qëllim që të ruajë pushtetin në Beograd.

Stojkoviq ka folur edhe për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi dhe thirrjet e serbëve për të kthyer ushtrinë serbe në Kosovë. Ai shprehet i pakënaqur me mënyrën se si bashkësia ndërkombëtare sillet me Serbinë, ndërkohë që ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Sipas avokatit serb, një regjim i tillë antidemokratik si i Vuçiqit duhet të jetë nën sanksione të Perëndimit.

“Epo në përgjithësi, unë shoh që Aleksandar Vuçiq dëshiron të përdorë çdo burim që ka, për të krijuar tensione dhe për ta ndalur pajtimin, sepse nëse krijojmë pajtim mes popujve tanë, atëherë politikanët si Aleksandar Vuçiq do të humbin publikun e tyre dhe askush nuk do të votojë për ta. Pra, ai ka nevojë për tensione për ta shpëtuar pushtetin. Ai ulet vetëm në një karrige që nga fillimi dhe kjo është karrigia ruse dhe gjithçka tjetër është vetëm një maskë, është vetëm një gënjeshtër, është thjesht mashtrim. Ai është djaloshi rus, ai është njeriu rus dhe të gjithë e pamë këtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ajo që duhet të bëjmë në Serbi është t’u tregojmë partnerëve perëndimorë fytyrën e vërtetë të Aleksandar Vuçiqit, tani është e lehtë, Perëndimi po e kupton gjithnjë e më shumë se kush është ai. Pra, kjo është gjithçka që duhet të themi për të”, thotë ai.

Tutje, Stojkoviq nuk e sheh të afërt ditën kur do të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, së paku siç thotë ai, jo derisa në Beograd të mos ketë frymë të re politike.

“Jo, mendoj se Vuçiq e diskuton këtë [marrëveshjen me Kosovën] me Perëndimin, por jo në mënyrë të ndershme dhe për të pasur marrëveshjen e vërtetë përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të kemi në Beograd opsione të reja politike, opsionet që do të shohin se është në interesin më të mirë të Serbisë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare. Pra, kjo nuk është vetëm në interesin tuaj, por është në interesin tim si qytetar i Serbisë. Unë dua të kem fqinjin tim në të njëjtën organizatë ku jam edhe unë, dhe dua që ne të dy të jemi në Bashkimin Evropian si vende të lira sovrane. Askush në Serbi sot nuk e mbron këtë politikë dhe kjo është e vetmja politikë që do të na sjellë zgjidhjen përfundimtare dhe paqen e qëndrueshme, ne duhet ta ndërtojmë atë politikë në Beograd”, thekson në një intervistë për KosovaPress, Stojkoviq.

Duke e konsideruar antiperëndimor dhe antivevropian, Stojkoviq thotë se regjimi i Vuçiqit në Beograd duhet të jetë nën sanksione.

“Jam shumë i pakënaqur sesi Perëndimi sillet me Serbinë. Kështu që mund të them më shumë për këtë, mendoj se ky regjim në Beograd, i cili është regjim antidemokratik, antievropian dhe antiperëndimor duhet të jetë nën sanksione, kështu mendoj. Unë jam qytetar i Serbisë dhe mund të flas për vendin tim. Ajo që mund t’ju them është se nëse BE-ja dhe SHBA-të vendosin sanksione kundër Kosovës, ekstremistët në vendin tim do ta përdorin atë për qëllime të tyre. Dhe kjo është arsyeja pse kjo është diçka e keqe. Nuk e di a meritoni sanksione apo jo, unë me të vërtetë nuk e di. Por, e di që nëse jeni nën sanksione, regjimi prorus në Beograd dhe regjimi antiperëndimor në Beograd, do ta përdorin atë në favor të Rusisë, në favor të politikës nacionaliste, në favor të politikës shoviniste. Pra, kjo është kështu për mua si qytetar i Serbisë, prandaj nuk më pëlqen ideja që të ketë sanksione kundër Kosovës, sepse e di që Aleksandar Vuçiq do ta përdorë atë në mënyrën më të keqe të mundshme”, thotë Stojkoviq.

Ai thekson se prania e NATO-s në Kosovë është garanci që Vuçiqi të mos krijojë konflikte të armatosura.

“Nuk ka asnjë rrezik derisa trupat e NATO-s janë në Kosovë dhe ne e pamë se në çdo situatë ku ka tensione të krijuara nga Vuçiq në veri të Kosovës, është aeroplanmbajtësja USS Nimitz në Split të Kroacisë, e cila është vetëm 400 km larg Kosovës, ky është mesazhi i qartë se çfarë do të bëjë Amerika, çfarë do të bëjnë amerikanët, çfarë do të bëjë NATO nëse Vuçiq krijon konflikte të armatosura në Kosovë. Pra, mendoj se kjo është shpresa dhe garancia se nuk do të ketë konflikt, dhe gjithashtu e pamë që ishte një situatë e ngjashme në Bosnje që dy bombardues të mëdhenj strategjikë amerikanë fluturuan në Bosnjë për t’i dërguar të njëjtin mesazh regjimit prorus në Banjallukë”, thotë ai.

Sipas Stojkoviqit, të gjitha problemet në Serbi janë të lidhura me ndikimin e Federatës Ruse dhe siç thotë ai, Evropa duhet të bëjë presion të madh mbi qeverinë serbe që të ndërpresë të gjitha lidhjet me Rusinë.

Para disa ditësh mediat serbe raportuan se Vuçiqi ka thënë se në 11 vjetët e fundit ka investuar 8 miliardë euro për serbët në Kosovë, por një gjë të tillë, avokati serb e quan gënjeshtër.

Sipas tij, po të qëndronte një gjë e tillë, në veri të Kosovës do të krijohej një “Dubai i vogël”. Megjithatë, nuk mohon se kriminelët serbë janë ndihmuar financiarisht nga Serbia.

“Mendoj se Vuçiq po gënjen. Tetë miliardë euro në veri të Kosovës, kur? Kjo është gënjeshtër. Nëse ka tetë miliardë euro (investime) në veri të Kosovës, veriu i Kosovës do të dukej si Dubai. Por siç e shihni, është pjesë e varfër e Kosovës, ata janë njerëz që s’kanë para, vetëm kriminelët atje kanë para. Pra, kjo është një gënjeshtër e qartë. Natyrisht, ata kriminelë në veri të Kosovës nuk do të mund të bënin biznes nëse nuk do ishin nën mbështetje financiare nga Beogradi në mënyra të ndryshme, përmes lidhjeve me biznesin publik etj., por tetë miliardë euro është e pamundur”, tha Stojkoviq.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

KosovaNewss 06/08/2023 06/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?