KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i Popullit monitoron një nga seancat dëgjimore në Prizren ndaj të dyshuarve për falsifikim të rezultateve zgjedhore
Lajme

Avokati i Popullit monitoron një nga seancat dëgjimore në Prizren ndaj të dyshuarve për falsifikim të rezultateve zgjedhore

KosovaNewss
KosovaNewss 18:33 -24/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka qëndruar sot në Prizren ku në Gjykatën Themelore të kësaj komune ka monitoruar një nga seancat dëgjimore që janë mbajtur ndaj të dyshuarve për falsifikim të rezultateve zgjedhore.

Ai këtë e ka quajtur një prej rasteve të rënda që ka ndodhur në Kosovë, megjithatë ai ka përcjell edhe një apel.

“Mendoj që është një prej rasteve të rënda që ka ndodhur në Kosovë, por apeli im është që edhe drejtësia të jetë e kujdesshme, që asnjë person i pafajshëm të mos jetë pjesë e një procesi ku mund të dëmtohet dinjiteti i tij dhe të respektohen të gjitha të drejtat”, tha para gazetarëve Qelaj, që tregoi se aty shkoi sot për të monitoruar se si po shkojnë procedurat, sa po zbatohen e respektohen standardet për një qasje mundësi të drejtë.

Ai tha se dëmi që i është shkaktuar një procesi demokratik dhe një të drejte të garantuar të qytetarëve,  është shumë i madh dhe hetimi duhet të shkojë deri në fund, por tha se gjithashtu duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë i të gjithë atyre që sot kanë hyrë me pranga në objektin e gjykatës, derisa nuk kanë një vendim të formës së prerë.

“Kërkesa ime është të respektohet prezumimi i pafajësisë, sepse secili person që sot është futur me pranga në këtë derë të gjykatës, derisa nuk e ka një vendim të formës së prerë, është i pafajshëm dhe trajtimi duhet të jetë i tillë, por natyrisht që hetimi duhet të shkojë deri në fund, sepse dëmi që i është shkaktuar një procesi demokratik dhe një të drejte të garantuar të qytetarëve, natyrisht është shumë i madh”, deklaroi Avokati i Popullit.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

KosovaNewss 24/01/2026 24/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?