KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokatët thonë se dëshmitarët kryesorë në Speciale tashmë kanë dëshmuar
Lajme

Avokatët thonë se dëshmitarët kryesorë në Speciale tashmë kanë dëshmuar

KosovaNewss
KosovaNewss 21:28 -03/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në procesin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, deri tani kanë dëshmuar mbi 100 dëshmitarë. Së fundmi prokuroria ka njoftuar se nuk do të mbështetet në deklaratat e 12 dëshmitarëve.

Avokatët thonë se procesi është drejt fundit, kur mbrojtja ta ketë përmbyllur pjesën e vet. I tërë procesi për vendimin përfundimtar të shkallës së parë llogaritet të përfundojë për 1 vit.

Derisa po vlerësohet që procesi po shkon drejt fundit, zyra e Prokurorit në Dhomat e Specializuar ka njoftuar të premten se nuk do të mbështetet në deklaratat e 12 dëshmitarëve në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Njoftimin e kanë bërë përmes një parashkrimi ashtu siç ishte bërë e ditur në njërën prej konferencave mbi ecurinë e çështjes në këtë rast duke shtuar se deklarata e tetë dëshmitarëve të tjerë do t’i dorëzojë me shkrim në vend të dëshmive në gjykatë.

Se do të ketë ende reduktim të dëshmitarëve e thonë edhe avokatët në Kosovë.

Avokati Skënder Musa vlerëson se tashmë dëshmitarët kryesorë tashmë janë dëgjuar e të tjerët që janë në procedurë nuk janë relevantë dhe nuk do të vërtetojnë fajësi as pafajësi.

“Pas dëgjimit të dëshmitarëve të prokurorisë do të vije radha e dëshmitarëve të mbrojtjes, pavarësisht numrit të madh të dëshmitarëve jokualitativ të prokurorisë , mbrojtja ka propozuar dëshmitarë shumë njohës të mirë të rrethanave të luftës në Kosovë, dhe ajo do të jetë pjesa më e rëndësishme e procesit pranë dhomave të specializuara në Hagë, dhe me siguri në ato pika do të vendose edhe çështja definitive e përgjegjësisë apo papërgjegjësisë së tyre dhe unë besoi fuqishëm se dëshmitarët e  mbrojtjes do të jenë në gjendje të demantojnë të gjithë dëshmitarët e prokurorisë dhe padyshim që procesi do të ecë në favor të krerëve të UÇK-së”, tha për RTK, avokati Skender Musa.

Për avokatin Ardian Bajraktari, rishikimi apo e tërheqja e dëshmitarëve ndikon në shkurtimin e procesit të stërzgjatur, që radhën ta ketë mbrojtja me dëshmitarët e tyre.

“Besoi që pala mbrojtëse në bazë të asaj që kemi parë deri tash do të angazhohet  jashtëzakonisht shumë në drejtim të konstatimit të këtyre dëshmive dhe deklaratave në mënyrë që të rishikohet nëse të njëjtat janë relevante . Është detyrë e prokurorit që të përkujdeset që krahas deklaratave dhe dëshmive fajësuese t’i marrë për bazë edhe ato shfajësuese”, tha avokati Ardian Bajraktari.

Afati kohor i përcaktuar nga trupi gjykues për prokurorinë dhe përfundimin e çështjes së saj për këtë rast është prilli i 2025-ës.

Gjithashtu lexoni:

Tërmet me magnitudë 2.8 në Kosovë

Lladrovci: Nuk ka bir nane që më largon nga PDK-ja

Analisti i sigurisë i kundërpërgjigjet MTS-së: Punëtori juaj, me nofkën “Mami”, mori pjesë në aksionin terrorist në Banjskë

Supremja vendos kufijtë – shkelja mund të çojë në ndjekje penale

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

KosovaNewss 03/11/2024 03/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
71%
1 km/h
Thu
24 °C
Fri
31 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet me magnitudë 2.8 në Kosovë
23:27 -16/07/2025
Kurti: Studentët tanë tashmë kanë qasje të plotë në programet e BE-së dhe përfitime nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar
23:11 -16/07/2025
Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra e ambasadores në UNESCO
22:47 -16/07/2025
Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh
22:19 -16/07/2025
Kaplohet nga zjarri një banesë në Prishtinë
21:56 -16/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?