Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, e ka kritikuar prokurorinë e shtetit se nuk po merr asnjë masë për ta zbardhur rastin e zhdukjes së mostrave të djalit të tij, i cili kishte vdekur në burgun e Prizrenit në rrethana të dyshimta.
Ai tha se e ka përjetuar mjaft rëndë lajmin për zhdukjen e mostrave, teksa ka thënë se ky krim duhet të zbardhet sa më shpejt.
“Vjedhja është bërë në laborator, ky është rast i rëndë, është krim. Prokurori në vend që të marrë masa e të angazhohet më tepër, e dërgon si çdo herë nuk ndërmerr asgjë”, ka thënë ai.
Avni Dehari, tha se lajmin për zhdukjen e mostrave e kanë mësuar nga mediat, teksa shtoi se kjo nuk është hera e parë që mostrat e djalit të tij zhduken apo dëmtohen.
“Lajmin e kemi marrë përmes mediave. MD-ja, ka dalë në media dhe përmes tyre e kemi marrë lajmin… Me mostrat është manipuluar që nga fillimi. Në ekspertizën e Zvicrës është bërë një varg vërejtjesh se provat janë dëmtuar. Për rastin e thonjve, ajo është dërguar e zbrazët… Edhe kjo është zhdukje e mostrave. Tash është bërë zhdukje e mostrave, mendoj se kjo është bërë me qëllim nga të njëjtit njerëz që nga fillimi i kanë dëmtuar mostrat tash i kanë vjedhë. Prokurori duhet ta zbardhë këtë rast”, ka thënë ai.
Lexo po ashtu: