KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avioni fluturon i arnuar me ngjitës, ish- deputeti publikon një VIDEO që po bën xhiron e rrjetit
Lajme

Avioni fluturon i arnuar me ngjitës, ish- deputeti publikon një VIDEO që po bën xhiron e rrjetit

Kosova News
Kosova News 09:39 -03/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një video-denoncim i publikuar në rrjetet sociale nga ish-deputeti sard, Mauro Pili ka zbuluar sesi avioni i linjës Kaliari-Romë është i arnuar me ngjitës në disa pjesë të tij.

Pamjet po bëjnë xhiron e mediave italiane, ndërsa Pini shkruan përkrah videos: “Sot në mëngjes, në orën 7:20, duke u nisur për në Romë nga Kaliari, askush nuk vuri re asgjë për shkak të hipjes nga tuneli. Ata na trajtojnë si një koloni të botës së tretë. Nuk më kishte ndodhur kurrë që avioni të arnohej me ngjitës shirit”.

Ish-presidenti i rajonit të Sardenjës shkruan se e vuri re ngjitësin e vendosur në pjesën e poshtme të kabinës së avionit Airbus të kompanisë Ita Airways, pas mbërritjes në Fiumiçino.

Videoja tregon qartë ngjitësin ngjyrë argjendi të aplikuar në një pjesë të vogël.

Pas publikimit të pamjeve reagoi edhe kompania Ita Airways duke thënë në një deklaratë për mediat se operon gjithmonë në përputhje me standardet e sigurisë të diktuara nga autoritetet kompetente dhe me respekt të plotë për pasagjerët dhe stafin e saj në bord.

“Ndërhyrja e mirëmbajtjes ishte e nevojshme për të trajtuar përkohësisht një dëmtim të gjetur në një panel. Ky veprim është kryer në përputhje me manualet e miratuara nga prodhuesi, i cili në këto raste parashikon përdorimin e ‘ngjitësit shirit’ metalik për përdorim aeronautik”, specifikohet në reagimin e kompanisë.

Gjithashtu lexoni:

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

Vritet zëvendëskomandanti i marinës ruse

Pentagoni: Administrata e Bidenit ka dërguar shumë armë në Ukrainë

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë

Kosova News 03/08/2023 03/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë
13:03 -04/07/2025
Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Merdare
12:28 -04/07/2025
LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë
12:00 -04/07/2025
Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike
11:52 -04/07/2025
Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
11:16 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?