Futbollisti kosovar Donis Avdijaj e ka shënuar golin e gjashtë në Bundesligën e Austrisë. Avdijaj shënoi gol në barazimin e Hartbergut 1:1 ndaj Sturm Grazit. Ai të dielën shënoi golin e barazimit në minutën e 70-të të ndeshjes që i takoi javës së 22-të të Bundesligës austriake të futbollit.
Avdijaj i ka edhe katër asistime në edicionin aktual.
Ndërkohë, gol të dielën ka shënuar edhe Vesel Demaku. Ai realizoi golin e parë në barazimin e Altachut përballë Wolfsbergerit 1:1. Ai shënoi në minutën e 15-të. Për Altachun deri në minutën e 72-të luajti edhe sulmuesi Atdhe Nuhiu.