KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake
Lajme

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

Kosova News
Kosova News 11:07 -19/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari u bënë thirrje pronarëve të kafshëve shtëpiake (qenve), që të përmbushin detyrimin ligjor për identifikimin e kafshëve të tyre me mikroçip dhe regjistrimin e tyre në modulin për kafshët shtëpiake në Sistemin Informativ të Agjencisë. Pas regjistrimit kryhet edhe lëshimi i pasaportës për kafshën shtëpiake.

AUV sqaron se aplikimi i mikroçipit është procedurë që bëhet një herë, dhe kafsha e mban çipin deri në fund të jetës.

“Mikroçipimi është baza për përcaktimin e pronësisë së kafshës shtëpiake, për sigurimin e kujdesit të shëndetit të kafshëve në kohë dhe me cilësi, si dhe për një siguri më të madhe për pronarët, nga aspekti i transmetimit të sëmundjeve ngjitëse nga kafshët tek njerëzit. Pronarët që tashmë kanë mikroçipuar kafshët e tyre shtëpiake, kujtohen se kanë detyrimin ligjor të njoftojnë çdo ndryshim të të dhënave për kafshën ose për pronarin tek shoqata veterinare kompetente, e cila duhet të përditësojë bazën elektronike të të dhënave”, thonë nga AUV.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thekson se në bazën e të dhënave duhet të regjistrohen edhe vdekja, humbja ose shitja e kafshëve.

“Mikroçipimi i kafshëve shtëpiake ka për qëllim identifikimin e përhershëm të kafshëve, parandalimin e braktisjes së tyre dhe kontrollin e shumimit të tyre, si dhe lehtësimin e gjetjes së tyre në rast të humbjes ose vjedhjes”, thonë nga AUV.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Kosova News 19/02/2026 19/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?