KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Autoriteti i Konkurrencës nis hetim ndaj Telekomit të Serbisë, Beqa jep detaje
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës nis hetim ndaj Telekomit të Serbisë, Beqa jep detaje

Kosova News
Kosova News 08:28 -30/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim ndaj MTS, filialit të Telekomit të Serbisë në Kosovë. Ky hetim është nisur nën dyshimin se ndërmarrja ka realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës duke fituar kontroll mbi ndërmarrjet tjera për të cilat përmbushet detyrimi ligjor për njoftimin e përqendrimit sipas Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm i këtij institucioni, Selajdin Beqa, thotë se është nxjerrë një Konkluzion për fillimin e procedurës kundër MTS D.O.O, e cila operon në tregun e Kosovës me ofrim të shërbimeve të internetit dhe atë kabllor.

“Në fund të vitit 2022 kemi filluar monitorim të theksuar të tregut të telekomunikimeve siç jeni të njohur edhe media e juaj edhe opinioni i gjerë kemi hapur disa hetime nga ky sektor, me të cilët jemi në procedurë tash më hetimore dhe vlen të theksohet rasti i procedurës hetimore ndaj ndërmarrjes MTS për të cilën veçse tash jemi në hapat e fundit të procedurës ku pala është njoftuar për njoftimin e fakteve paraprake të konstatuara në procedurë tash më i kemi edhe konstatimin e fakteve me të cilat do të ftohet ndërmarrja në seanca dëgjimore para komisionit të Autoritetit të Konkurrencës dhe aty do të përballemi me të gjeturat të cilat janë konstatuar nga grupet hetimore në kuadër të AK dhe mbi bazën e asaj, tani komisioni do të tërhiqet të marrë një vendim”, u shpreh Beqa.

“… ne kishim hapur hetim ndaj ndërmarrjes MTS lidhur me mosaplikimin e paraqitjes së njoftimit të përqendrimeve në Autoritetin e Konkurrencës ashtu si e parasheh ligji, ndërmarrja kishte dështuar të paraqes pranë autoritetit transaksionet me të cilat kishte blerë disa ndërmarrje në vendbanime të ndryshme të Kosovës duke i blerë ato pa i paraqit modifikimin ne autoritet dhe mbi këtë bazë ne kemi hapur hetim, tash kem bërë njoftimin preliminar, jemi te konstatimi fakteve dhe shkojmë sipas procedurës ligjore në seanca dëgjimore me ndërmarrjen dhe tani komisioni e thotë fjalën e vet”, thotë tutje për Ekonomia Online, Beqa.

Beqa ka treguar se në njoftimin e fakteve, MTS ka blerë së paku katër ndërmarrje regjionale, në vendbanimet kryesisht të banuara me serb.

“Në veri dhe gjithsej 11 komuna gjithandej duke filluar nga veriu, komuna e Shtërpcës, Graçanicës e tjera, ku ka vendbanime të komunitetit serb. Është ë habitshme ky fakt por kështu është”, thotë Beqa, teksa tregoi edhe për kohën se kur kanë filluar këto hetime.

“Në vjeshtën e vonshme të vitit të kaluar, Autoriteti vazhdimisht bënë monitorime të tregjeve të caktuara. Tregu i telekomunikimeve respektivisht kabllorë dhe shërbime të internetit po duket që kanë një shkallë të lartë të koncentrimit, dhe në bazën e kësaj ne në atë kohë kemi filluar monitorimet të cilat dolën me dyshime të bazuara se mund të fillojmë një procedurë hetimore dhe me pa çfarë ka ndodhur, përkitazi me ketë ne kemi hapur fillimisht hetim ndaj ndërmarrjes MTS e po ashtu kemi hapur edhe hetime, kemi pasur edhe ankesa në fakt, e kemi vazhduar procedurën sipas detyrës zyrtare”, u shpreh Beqa, duke thënë se ankesat kryesisht kanë ardhur nga ndërmarrjet e vogla. 

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 30/07/2023 30/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?