Ministrja e Qeverisë së Austrisë për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, ka dalë me një propozim prej pesë pikëve rreth Ballkanik Perëndimor.
Ajo ka kritikuar qasjen e deritanishme të Bashkimit Evropian me rajonin pasi nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna ndër vite.
Në pikën e katërt, ministrja i ka dhënë hapësirë Kosovës dhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Politikania austriake ka thënë se duhet të bëhet progres rreth anëtarësimit të Serbisë dhe avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim para zgjedhjeve të brendshme të BE-së.
Edtstadler pohoi se gjatë këtij viti duhet të hapen bisedimet për anëtarësim me Bosnjën.
Russia’s war of aggression against Ukraine, the situation in Nagorno-Karabakh and the recent terrorist attacks on Israel should remind us that conflicts in our immediate neighbourhood are possible – also in the Western Balkans. Progress, and thus stability, (12/13)
— Karoline Edtstadler (@k_edtstadler) November 7, 2023