KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Auditori: Në vitin 2021, ATK realizoi mbi 130 milionë euro më shumë se në vitin 2020
Ekonomi

Auditori: Në vitin 2021, ATK realizoi mbi 130 milionë euro më shumë se në vitin 2020

Jeton Sopa
Jeton Sopa 15:09 -02/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 130 milionë euro më shumë të hyra ka realizuar gjatë vitit 2021 Administrata Tatimore e Kosovës, në krahasim me vitin paraprak. Këto të dhëna, janë publikuar në Raportin e Auditimit, të bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës. Sipas raportit, Pasqyrat Financiare Vjetore të Administratës Tatimore të Kosovës, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme. Auditimi është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA), thuhet në raport, transmeton KosovaNews.

Të hyrat tatimore të planifikuara me Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021 ishin mbi 520 milionë euro. Ndërkaq, me ligjin e rishikuar të buxhetit, vlera e parashikuar e të hyrave tatimore ishte rritur në 556 milionë. Nga kjo vlerë, ATK kishte arritur të realizonte 597,702,804 €, ndërsa në vlera neto, realizimi ishte 541,632,809€, (të hyrat bruto 597,702,804€ – 56,069,995€ kthimet), saktëson raporti.

Krahasuar me vitin e kaluar, të hyrat bruto në përgjithësi kanë shënuar rritje. Në vitin 2021, realizimi i të hyrave bruto ishte më i lartë për 130,662,971 € apo rreth 28% më shumë se në vitin 2020. Burimet kryesore të të hyrave në ATK janë: Tatimi në Vlerën e Shtuar, Tatimi në të Ardhurat Personale, Tatimi i Mbajtur në Burim dhe Tatimi në të Ardhurat e Korporatave.

Ky raport ka rezultuar edhe me tre rekomandime për ATK-në, nga të cilat dy janë të përsëritura nga viti paraprak: Drejtori i Përgjithshëm duhet të sigurojë se të gjitha bizneset të cilat i plotësojnë kriteret për fiskalizim do të pajisen me pajisjet elektronike fiskale (PEF) sipas kërkesave ligjore; Drejtori i Përgjithshëm duhet të sigurojë se janë ndërmarrë veprime më efektive në inkasimin e borxheve. Për më tepër, përpjekje shtesë nevojiten në trajtimin e stokut të borxheve të vjetra bazuar në kërkesat ligjore përkatëse; Drejtori i Përgjithshëm në koordinim me Ministrin e Financave duhet të sigurojnë zgjidhje efektive në mënyrë që detyrat të ushtrohen në përputhje me vendimet/akt emërimet për të cilën janë emëruar zyrtarët brenda ATKsë. /KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Kurti viziton punimet në rrugën ”Hamdi Kurteshi” në Gjilan

Vetëvendosje e largon nga partia të arrestuarin e dyshuar për trafikim droge

Reagim i Komisionit Qeveritar ndaj emisionit “Pressing” të T7 – Kërkohet reagim urgjent nga televizioni dhe institucionet mediatike

Nis seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Kurti viziton punimet për renovimin e 59 banesave sociale në Plemetin të Obiliqit

TAGGED: ATK, Auditori, Buxheti, KosovaNews, Realizimi, Te hyra
Jeton Sopa 02/06/2022 02/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Barduani takon Dietzin, diskutojnë për dislokimin e personelit ushtarak të Luksemburgut në Kosovë
20:48 -04/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të dëmshme mjekësore
20:43 -04/06/2025
Gjermani-Portugali, formacionet zyrtare
20:05 -04/06/2025
Kurti viziton punimet në rrugën ”Hamdi Kurteshi” në Gjilan
20:01 -04/06/2025
Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e Përparim Ramës: Faturat e mbeturinave paguhen te “Pastrimi”
19:35 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?