KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Auditori i Përgjithshëm gjen një varg shkeljesh për Komunën e Hanit të Elezit
Ekonomi

Auditori i Përgjithshëm gjen një varg shkeljesh për Komunën e Hanit të Elezit

Kosova News
Kosova News 17:14 -07/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e fundit ka nxjerrë një varg shkeljesh dhe keqmenaxhimi të parasë publike për Komunën e Hanit të Elezit. Kjo komunë gjatë vitit të kaluar sipas raportit të Auditorit të Përgjithshëm kishte bërë shkelje duke u nisur nga rekrutimi i personelit, në vlerësim të tenderëve, parregullsi në procesin e subvencionimit dhe një varg parregullsish të tjera.

“Komuna nuk ka përgatitur Planin vjetor të mbështetjes financiare të Organizatave Jo Qeveritare (OJQ). Gjithashtu, nuk është përgatitur Raporti vjetor për projektet e financuara, dhe as nuk ishte publikuar në Ueb-faqen e komunës lista e përfituesve”, thuhet në raport.

Sipas raportit, Komuna nuk kishte caktuar zyrtar përgjegjës për monitorimin e subvencioneve të dhëna.

“Përfituesi i subvencionit për mbështetje të klubit të futbollit, në aplikacionin e tij kishte bashkëngjitur projekt-propozimin e vitit 2020, ndërsa raporti financiar i ofruar nga përfituesi përmbante dëshmitë e faturave të vitit 2020 e jo ato të vitit 2021. Gjithashtu, edhe përfituesi i projektit për mbështetje të klubit të mundjes, në raporti financiar të dorëzuar në komunë kishte bashkëngjitur faturat e vitit 2020 dhe disa të vitit 2021, por që i takojnë periudhës para aplikimit për subvencion”, thuhet në raport.

- Reklamë -

Auditori ka gjetur dobësi dhe shkelje edhe në zyrën e prokurimit të kësaj komune derisa në një njoftim për një kontratë, përveç kërkesave tjera, ishte kërkuar që operatorët ekonomikë (OE) të sjellin të vulosur dhe nënshkruar katalogun e produkteve, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

“Te procedura e prokurimit publik për Furnizim me material administrativ, në vlerë të parashikuar 9,980€, fituesi i tenderit nuk kishte sjellë katalog me informata dhe specifika përkatëse të produkteve të ofruara, por një dokument të panënshkruar dhe të pavulosur të produkteve të fotografuara. Kjo ka ndodhur për shkak të kontrolleve të pamjaftueshme nga zyra e prokurimit gjatë vlerësimit të tenderëve. Ndikimi në mungesë të informatave dhe specifikave sipas kërkesave përkatëse, produktet e kontraktuara mund të mos jenë në formatin dhe cilësinë e kërkuar”, thuhet më tej në raport.

Sipas Auditorit të Përgjithshëm, në këtë rast kryetari i Komunës duhet të sigurojë që komisioni i vlerësimit të tenderëve rekomandon për kontratë vetëm ofertuesit më të suksesshëm që plotësojnë kriteret e përcaktuara me njoftimin për kontratë. Auditori ka thënë po ashtu se kjo komunë ishte përballur me shkelje dhe keqmenaxhim të parasë publike edhe në fusha të tjera.

“Nga buxheti i investimeve kapitale janë paguar 31,069€ për furnizim me pajisje dhe mobile që për nga natyra i takojnë kategorisë së mallrave dhe shërbimeve. Gjithashtu, si rezultat i vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore, nga buxheti i mallrave dhe shërbimeve janë paguar 37,831€ për shpenzime që për nga natyra i takojnë kategorisë së pagave dhe mëditjeve. Kjo ka ndodhur për shkak të planifikimit jo të drejtë të buxhetit, duke përfshirë në buxhetin e investimeve kapitale planifikime që i takojnë kategorisë së mallrave dhe shërbimeve, si dhe pagesave të realizuara nga Thesari si rezultat i vendimeve gjyqësore”, thuhet më tej në raport, duke sqaruar se ndikimi, planifikimi dhe realizimi i shpenzimeve nga kategoritë ekonomike jo adekuate, ndikojnë në mbivlerësimin dhe nënvlerësimin e kategorive përkatëse të shpenzimeve dhe të pasurive, andaj si rrjedhojë, kjo ndikon në pasqyrim jo të drejtë të shpenzimeve në raportin vjetor financiar.

“Në procedurat e rekrutimit për pozitat Drejtor i Shkollës dhe Mjek i Mjekësisë Familjare, përveç konkursit, asnjë informatë tjetër e procesit të rekrutimit nuk ishte publikuar në uebfaqen e komunës. Komisionet e pranimit për punonjësit e shërbimit publik ishin me nga tre (3) anëtar, ndonëse me LZP kërkohet që komisioni të përbëhet nga të paktën me (5) pesë anëtar. Kjo ka ndodhur për shkak të funksionimit të dobët të kontrolleve të brendshme dhe mos zbatimit të kërkesave ligjore për procedurat e rekrutimit të personeli”, thuhet midis të tjerash në raport.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi ka thënë se raporti i takon më së shumti ish-qeverisjes, derisa mandati i tij në krye të komunës ka nisur në fund të vitit.

Sidoqoftë Ballazhi ka sqaruar se do ta analizojnë me vëmendje raportin dhe do t’i përmbahen rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm.

“Ende nuk e kam analizuar në detaje raportin. Këto gjetje i takojnë ish-qeverisjes së kaluar sepse ne e kemi marrë mandatin në fund të vitit, por sigurisht se jemi duke e përgatitur planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve dhe gjithashtu i kemi angazhuar edhe stafin që të merren me këtë çështje”, ka thënë Ballazhi.

Gjithashtu lexoni:

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kosova News 07/10/2022 07/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?