KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Auditori: 129 punonjës të komunitetit serbë marrin paga pa shkuar në punë fare
Ekonomi

Auditori: 129 punonjës të komunitetit serbë marrin paga pa shkuar në punë fare

Kosova News
Kosova News 12:05 -03/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike po shqyrtohet raporti vjetor i auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin fiskal 2022.

Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca tha se ky raport ka opinion të kualifikuar, meqë vlera e gabimeve të identifikuara në pasqyra financiare ka qenë materiale.

“Shpenzimet në vlerë rreth 10,400,000€ janë klasifikuar në kategori jo adekuate. Prej tyre, si rezultat i buxhetimit jo adekuat janë keq klasifikuar 5,600,000€, për shkak të vendimeve gjyqësore afër 3,800,000€, ndërsa si të ndikuara nga vetë Organizatat Buxhetore vlera e keq klasifikimeve është afër 1,000,000€.

Megjithatë, në raport me vitin paraprak kishte përmirësime në vlerë prej 3 milion euro; Po ashtu, në pasqyrën e shpalosjeve, në shtojcat lidhur me pasuritë kapitale, llogaritë e arkëtueshme, detyrimet kontingjente dhe detyrimeve të papaguara të Raportit Financiar vjetor të buxhetit të shtetit kishte shpalosje të vlerave të gabuara në vlerë materiale. Nënvlerësimi i pasurisë është evidentuar në vlerë rreth 55,900,000€, nënvlerësim i llogarive të arkëtueshme afër 1,900,000€ si dhe mbivlerësim i detyrimeve kontingjente për 16,100,000€”, tha ajo.

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Spanca shtoi se janë 129 punonjës të komunitetit serbë të cilët janë paguar vitin e kaluar edhe pa u evidentuar në punë.

“Kryerja e pagesave në vlerë prej afër 800,000€, për punonjës të komunitetit serb të angazhuar në bazë të Marrëveshjes se Brukselit pa u evidentuar vijueshmëria e tyre në punë; Në krahasim më vitin e kaluar janë ndërmarrë disa masa. (Nga 199 sa ishin në vitin e kaluar, këtë vit kanë mbetur 129 punonjës të shpërndarë në 4 ministri”, shtoi ajo, raporton KP.

Auditorja e përgjithshme theksoi se borxhi shtetëror në fund të vitit të kaluar ka shënuar rritje për 4 për qind.

“Borxhi shtetëror në fund të vitit 2022, kishte arritur në vlerë 1,753,200,000€ apo rreth 20% e BPV-së (40% është e lejuar me ligj). Borxhi i brendshëm ishte 1,112,000,000€, ndërsa borxhi ndërkombëtar ishte 641,200,000€. Në raport me vitin e kaluar borxhi i përgjithshëm ka shënuar rritje për 4%. Sfidë mbetet mos efikasiteti në shfrytëzimin e fondeve të marra si hua të jashtme i shkaktuar kryesisht nga problemet me menaxhimin e projekteve infrastrukturore.

Niveli i shpenzimit të këtyre fondeve nga borxhi ndërkombëtar mbetet i ulët (për shtatë (7) projekte/kredi në vlerë prej 177,900,000€ të ratifikuara përgjatë viteve 2017 deri 2022, nuk janë tërhequr fare mjetet financiare). Në këtë nivel të ulët të shpenzimit ka ndikuar planifikimi jo i mirë i projekteve, vonesat në procesin e shpronësimeve si dhe mangësi tjera”, tha ajo para anëtarëve të këtij komisioni.

Spanca tha se shpenzimet për vitin 2022 ishin në vlerë prej më shumë se dy miliardë, ku ka pasur rritje prej 10 për qind.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?