KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ATK: Mbi gjysmë miliardi të hyra tatimore për tetë muaj
Ekonomi

ATK: Mbi gjysmë miliardi të hyra tatimore për tetë muaj

Kosova News
Kosova News 15:56 -08/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 579.2 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit të premten.

Sipas njoftimit për media, ATK-ja ka pasur performancë të shkëlqyeshme pasi në krahasim mes periudhave të njëjta 2022-2023, të hyrat janë rritur për 92 milionë euro.

“Këto rezultatet pozitive tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm të punës së këtij institucioni kyç për të hyrat shtetërore. Përmes kësaj mbledhjeje të të hyrave, Administrata Tatimore e Kosovës është përqendruar në ngritjen e performancës së saj në përmbushjen e objektivave të planifikuara dhe të menaxhuara me përgjegjësi”, thuhet në komunikatë.

Sipas Qeverisë, disa nga objektivat kryesore që kanë dhënë efekt janë përmirësimi i efikasitetit, zbatimi i ligjit dhe ngritja e integritetit, ndërveprimi me publikun dhe automatizimi i proceseve të punës.

“ATK ka arritur të rrisë efikasitetin e punës së saj në proceset e mbledhjes së të hyrave, duke zvogëluar kohën e pritjes për tatimpaguesve dhe duke lehtësuar procedurat e tyre. ATK e ka të theksuar zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit në të gjitha nivelet e punës së saj, duke garantuar transparencën dhe drejtësinë në trajtimin e tatimpaguesve. Institucioni ka ngritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me tatimin dhe ka ndërtuar marrëdhënie të mira me tatimpaguesit, si dhe me qytetarët. Përdorimi i teknologjisë dhe automatizimi i disa proceseve ka ndihmuar në zvogëlimin e gabimeve dhe në lehtësimin e punës së administratës, në veçanti të marrjes së shërbimeve nga tatimpaguesit”.

Tutje, bëhet e ditur se rezultatet pozitive të kësaj mbledhjeje tregojnë angazhimin e Administratës Tatimore të Kosovës për të përmbushur detyrat e saj në mënyrë të ndërgjegjshme dhe profesionale.

“Ky është një përmirësim i rëndësishëm në zhvillimin e sistemit tatimor të vendit, i cili ndihmon në sigurimin e burimeve të nevojshme për të përmirësuar shërbimet publike”, përfundon njoftimi. 

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 08/09/2023 08/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?