KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ATK-ja mbledh 2.3 milionë euro tatime të paguara vetëm nga këngëtarët
Ekonomi

ATK-ja mbledh 2.3 milionë euro tatime të paguara vetëm nga këngëtarët

Kosova News
Kosova News 15:06 -19/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Administrata Tatimore e Kosovës  ka njoftuar se për periudhën janar-gusht 2024 vetëm nga këngëtarët ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro. ATK vlerëson se kjo është një rritje e konsiderueshme në deklarimin dhe pagesën e tatimeve nga këngëtarët dhe performuesit e tjerë të industrisë muzikore.

ATK përmes një njoftimi thotë se rritja është rezultat i masave të reja të zbatuara nga administrata për të konsoliduar aktivitetet e saj dhe për të siguruar një monitorim intensiv të këtij sektori.

Tutje theksohet se të hyrat e kësaj periudhe janë më të larta për gjysmë milioni euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në kuadër të këtyre masave, është intensifikuar monitorimi i të ardhurave të këngëtarëve, duke përfshirë performancat live, kontratat e menaxhimit si dhe të ardhurat nga burime tjera. Administrata Tatimore synon të sigurojë trajtim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë tatimpaguesit, duke krijuar një mjedis të favorshëm për të gjithë”, thuhet në njoftim.

ATK thotë se kjo nismë është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të rritur të ardhurat buxhetore dhe për të përmirësuar transparencën financiare në sektorin e muzikës, duke inkurajuar të gjithë artistët të respektojnë detyrimet e tyre tatimore.

Me këtë rast, Administrata Tatimore ka falënderuar të gjithë këngëtarët dhe artistët që kanë përmbushur obligimet e tyre dhe i ka inkurajuar të tjerët të ndjekin të njëjtin shembull për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjithashtu lexoni:

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Kosova News 19/09/2024 19/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
17:36 -16/06/2026
Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?