Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Eden Atiq, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se janë duke vazhduar punët në lirimin e hapësirave publike, shtrimin e rrugëve dhe pastrimin e trotuarëve, me qëllim të përmirësimit të kushteve infrastrukturore për qytetarët.
“Në vazhdën e punës për lirimin e hapësirave publike po pastrojmë trotuarët për këmbësorë në rrugën “Kolasinska”.
Kalimtarët kanë qenë të rrezikuar nga mungesa e trotuarëve dhe janë detyruar të ecin në rrugë për vetura. Poashtu është asfaltuar hyrja për në veri të qytetit nga ura te “Dudi Kërrshi” që lidhet me magjistrale”, ka thënë Atiq .
Atiq ka thënë se jaaë të përkushtuar për përmisimin e kushteve infrastrukturore dhe lëvizjen e lirë e të lehtë për qytetarët.
*


