KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Asociacioni i Komunave të  Kosovës do t’i paditë dy ministri
Pa kategori

Asociacioni i Komunave të  Kosovës do t’i paditë dy ministri

Kosova News
Kosova News 11:49 -25/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Asociacioni i komunave të Kosovës ka paralajmëruar për nisjen e procedurave për të paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas një komunikate nga AKK-ja, këto dy ministri do të paditen për nënshkrimin e kontratave kolektive pa konsultim e dakordim me komunat.

“Në mbledhjen e Bordit të Asociacionit i Komunave të Kosovës të mbajtur më datën 24 Qershor 2022 është vendosur që të niset procedura për të paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për nënshkrimin e Kontratave Kolektive për arsim dhe shëndetësi pa konsultim e dakordim me Komunat derisa zbatimi i tyre po bëhet në dëm të buxheteve Komunale”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë mund të gjeni komunikatën e plotë:

- Reklamë -

“Në mbledhjen e Bordit të Asociacionit i Komunave të Kosovës të mbajtur më datën 24 Qershor 2022 është vendosur që të niset procedura për të paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për nënshkrimin e Kontratave Kolektive për arsim dhe shëndetësi pa konsultim e dakordim me Komunat derisa zbatimi i tyre po bëhet në dëm të buxheteve Komunale”.

Bordi ritheksoi që Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është kundër Kontratave Kolektive por është kundër zbatimit të tyre në formën e deritashme duke ua marrë mjetet financiare komunave kur palë nënshkruese janë Institucionet qendrore.

Këto dy Kontrata janë nënshkruar pa asnjë konsultim paraprak me Komunat, pa vlerësim të ndikimit buxhetor, pa dakordim me Komunat dhe pa dijeninë e Komunave, derisa obligimet financiare të tyre kanë rënë tërësisht mbi Komunat dhe buxhetet e tyre.

Në Kontratat e nënshkruara thuhet se Qeveria do të planifikoj buxhet por që deri më tani asnjëherë as nuk ka planifikuar e as nuk ka ndarë buxhet për zbatimin e tërësishëm të këtyre dy Kontratave.

Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes përfaqësuesve të saj në Komisionin e Granteve Komunale edhe këtë vit kërkoj nga Qeveria që të planifikohet dhe të ndahet buxhet për zbatimin e këtyre Kontratave, por edhe këtë herë kjo kërkesë e AKK-së është refuzuar.

Komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të Kontratave Kolektive po obligohen të mbulojnë shpenzimet dhe borxhet që janë krijuar nga nënshkrimi i këtyre Kontratave duke i’u krijuar Komunave shpenzime të mëdha, përfshirë edhe shpenzimet e procedurave gjyqësore/përmbarimore.

Në anën tjetër, Komunat nuk po kanë përkrahje buxhetore për shlyerjen e këtyre obligimeve dhe si pasojë e neglizhencës së kërkesave të Komunave ndaj Qeverisë, Zyra Kombëtare e Auditimit me rastin e hartimit të raporteve të auditimit po konstaton që komunat po bëjnë keq-klasifikim të shpenzimeve buxhetore.

Kostoja financiare për zbatimin e këtyre Kontratave është e papërballueshme nga buxhetet komunale.

Kjo praktikë ka ndikuar dhe është pengesë në mos realizimin e shumë projekteve kapitale e të cilat projekte ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarit.

Duke marrë për bazë këto fakte, Asociacioni i Komunave të Kosovës do të paditë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe Ministrinë e Shëndetësisë përmes PADISË SË DETYRIMIT.

Me këtë rast, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, autorizon Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së z.Sazan Ibrahimi për procedim të mëtutjeshëm të kësaj padie.

Gjithashtu lexoni:

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht këto segmente të autostradave

Policia sekuestron armë zjarri, ndalohet 25-vjeçari në Kaçanik

Publikimi i votave në rrjete sociale, aktivizohet Prokuroria

KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Pejë

Kosova News 25/06/2022 25/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?