Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” sot në orën 11:00, do të dorëzojmë zyrtarisht padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Sipas “Asnjë Cent Më Shumë”, padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve.
Grupi “Asnjë cent më shumë” është një iniciativë qytetare në Kosovë që u formua si reagim ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Ky grup organizoi disa protesta në Prishtinë, duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të ZRRE-së çka, sipas tyre, do të rëndonin ekonomikisht qytetarët.