KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ASK: Nga vendet e CEFTA, Kosova në shtator më së shumti ka importuar nga Serbia
Ekonomi

ASK: Nga vendet e CEFTA, Kosova në shtator më së shumti ka importuar nga Serbia

Kosova News
Kosova News 13:30 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2022.Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 6.5% në muajin shtator 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401.1 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 376.5 milionë euro në vitin 2021.

Eksporti mbulon importin me 16.1%.Eksporti i mallrave në muajin shtator 2022 kishte vlerën 77.0 milionë euro, ndërsa importi 478.1 milionë euro, që është një rritje prej 1.9% për eksport dhe 5.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.6% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.4% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 15.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.2% e përbëjnë produktet minerale; 5.6% e përbëjnë produktet bimore, etj.Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.5% e përbëjnë produktet minerale; 12.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike; 6.6% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.5% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28.9 milionë euro, ose rreth 37.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 31.3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (12.7%), Italia (5.8%), Holanda (3.9%), Sllovenia (3.3), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 193.6 milionë euro, ose 40.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.6%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (10.1%), Greqia (6.6%), Italia (4.5%), Sllovenia (3.1%), etj.

Në muajin shtator 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 28.1 milionë euro, ose 36.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12.1%.Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Maqedonia e Veriut (11.9%), Shqipëria (11.5%), Serbia (7.7%) dhe Mali i Zi (4.1%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shtator 2022, arritën në 85.1 milionë euro, ose 17.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 0.8%.Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.0%), Maqedonia e Veriut (4.6%), dhe Shqipëria (4.0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19.8 milionë euro, ose 25.8%.Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (10.3%), dhe Zvicra (8.6%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 199.3 milionë euro, ose 41.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.9%) dhe Kina (10.1%).

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?