KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ASK: Investimet më të mëdha në vitin 2022 ishin në ndërtim
Ekonomi

ASK: Investimet më të mëdha në vitin 2022 ishin në ndërtim

Kosova News
Kosova News 16:17 -18/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Statistikave të Investimeve në Ndërmarrje për vitin 2022.

ASK njofton se sipas rezultateve në nivel vendi, gjatë vitit 2022, vlera e investimeve në ndërmarrje ishte 1 136 988425 €.

“ Investimet në ndërtim zënë pjesën kryesore të investimeve me 53,0%. Investimet e tjera që zënë një peshë të konsiderueshme janë ato në makineri dhe pajisje me 42,7%, ndërsa investimet e tjera me një peshë më të vogël në kuadrin e totalit të investimeve janë: investimet në asete të prekshme me rreth 3,7%; investimet në produktet e pronësisë intelektuale me 0,4%; si dhe investimet biologjike të kultivuara dhe serrat në bujqësi me rreth 0,1%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Aktivitetet me më së shumti investime ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë (26,8%); Ndërtimtaria (25,2%); Prodhimi (15,8%).

Investimet sipas aktivitetit ekonomik, 2022 në (%)

Investimet sipas madhësisë së ndërmarrjeve

Në vitin 2022, përqindja më e madhe e investimeve të ndërmarrjeve kosovare ishte te Ndërtimi, Pajisjet dhe Makineritë me mbi 90,0%. Ndërkaq, përqindja më e madhe e investimeve në vend nga ndërmarrjet e vogla (10-49 punëtorë) me 44,4%; ndërmarrjet e mesme (50-249 punëtorë) me 24,3%; dhe mini ndërmarrjet  (1-9 punëtorë) me 22,7%.
Investimet sipas madhësisë së ndërmarrjeve, (%)

Investimet sipas rajoneve

Sipas rezultateve në nivel vendi, në vitin 2022, përqindja më e lartë e investimeve të ndërmarrjeve sipas rajoneve ishte në: Prishtinë (49,9%); Prizren (11,3%); Mitrovicë(9,9%); Gjilan (8,9%); Pejë(7,4%); Ferizaj (6,7%); dhe Gjakovë (6,0%).

Blerjet e reja, të importuara dhe investimet në vijim

Në kuadrin e blerjeve të reja investive prin: Ndërtimtaria (28,3%); Tregtia me shumicë dhe pakicë (24,2%); Prodhimi (16,1%); Furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar (10,6%). Kurse sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët. 

Sektorët që prijnë në blerje të importuara ishin: Prodhimi (24,7%); Tregtia me shumicë dhe pakicë (23,1%);dhe Informacioni dhe komunikimi(17,1%). Kurse sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët.

Te blerjet investive në vijim prin: Tregtia me shumicë dhe pakicë (46,6%); Ndërtimtaria (24,4%); Aktivitetet e patundshmerisë(7,9%);dhe Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (7,8%).

Kurse sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët.

Burimet e mjeteve për financimin e investimeve

Sa i përket burimit të investimeve, rreth 50,6% e vlerës së investimeve të ndërmarrjeve ishte realizuar nga fondet e veta; dhe 35,1% nga bankat vendore. Ndërkaq, burimet e tjera zënë një peshë më të vogël në kuadrin e burimeve totale për investime.

Gjithashtu lexoni:

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht

Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK

Ndërtimi i urave mbi Ibër me kontratë të negociuar

Konfirmohet shpërthimi i murtajës së deleve dhe dhive në një fermë në Landovicë

Kosova News 18/11/2023 18/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?