KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Asamblisti i Vetëvendosjes denoncon keqpërdorimet dhe premtimet boshe të PDK-së në Prizren
Politikë

Asamblisti i Vetëvendosjes denoncon keqpërdorimet dhe premtimet boshe të PDK-së në Prizren

Kosova News
Kosova News 22:44 -21/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të tetorit të vitit 2021, Partia Demokratike e Kosovës, kandidati i saj për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe eksponentë të lartë të kësaj partie, kishin premtuar që nëse vijnë në pushtet do të ndërtonin në Has një stadium të përmasave të UEFA-s të quajtur “Has Arena” të ‘Valaku’ Kabash e Has e për ndërtimin e së cilës ishin paraparë të ndaheshin 3 milionë euro në kornizën afatmesme buxhetore të  vitit 2023-2025.

Lidhur me këtë, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit, Selman Sokoli përmes një video të postuar në Facebook, ka denoncuar keqpërdorimet dhe premtimet boshe të PDK-së në këtë komunë duke thënë se shuma prej 3 milionë eurosh për ndërtimin e atij stadiumi ishte reduktuar në vetëm 700 mijë dhe në fund në buxhetin e miratuar më datën 14 të këtij muaji për këtë projekt nuk është paraparë asnjë mjet financiar.

Sokoli tutje thotë se pas fjalës së tij në seancën e miratimit të buxhetit për vitin 2024, 2025 dhe 2026 janë lajmëruar qytetarë të ndryshem nga rajoni i Hasit, Gjakovës dhe Prizrenit të cilët kanë pretenduar që eksponentë të PDK-së në emër të ndërtimit të këtij stadiumi i kanë marrë mjetet financiare, gjë që është shkelje ligjore.

Pas publikimit të videos së Sokolit, një qytetar ia ka shpërndarë postimin dhe në mbishkrim theksoi se në emër të stadiumit e kanë mashtruar dhe ia kanë marrë 500 euro. /KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 21/09/2023 21/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?