KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet rezoluta, OKB-ja e njeh gjenocidin serb në Srebrenicë
Lajme

Miratohet rezoluta, OKB-ja e njeh gjenocidin serb në Srebrenicë

Kosova News
Kosova News 17:35 -23/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Rezoluta kaloi me 84 vota për. Kundër ishin 19, ndërsa abstenime 68.

“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha në hapje të debatit ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse, vendi i së cilës e bashkëhartoi tekstin e rezolutës.

Në adresimin e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” që “nuk do t’i kontribuojë pajtimit as në Bosnje e Hercegovinë, as në rajon”.

Rezoluta, ndër t tjera, bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Pjesë nga teksti përfundimtar i rezolutës mund të lexoni KËTU

Në Srebrenicë – pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës – forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007.

Si u deklaruan vendet e tjera?

Përfaqësuesi i Kinës në OKB, Fu Kong, tha se vendi i tij do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën.

Ai tha se Kina e ka respektuar gjithmonë sovranitetin dhe pavarësinë e Bosnje e Hercegovinës, por vlerësoi se rezoluta “është një dokument kontrovers”.

Kuba, Azerbajxhani, Nikaragua dhe Venezuela u shprehën, po ashtu, kundër.

Egjipti tha se do të votojë në favor të rezolutës, ndërsa Nambia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Angola do të abstenojnë.

Kush e sponosorizoi rezolutën?

Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” kryesore të rezolutës për Srebrenicën, përkatësisht shtetet që bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e saj.

Më pas, 32 shtete anëtare të OKB-së u bënë “bashkësponsorizuese”, apo vende që morën përsipër detyrën e prezantimit të draftit para 193 shteteve anëtare të kësaj organizate.

Për miratimin e rezolutës duhen votat e shumicës së anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përkatësisht 97 nga gjithsej 193.

Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Dokumenti nxiti reagime të furishme nga zyrtarët e tyre, edhe pse në të nuk përmendet as Serbia, as Republika Sërpska.

Serbia loboi në mënyrë aktive kundër miratimit të tij, ndërsa, pak orë para se të niste debati në Asamblenë e Përgjithshme, Republika Sërpska ofroi, siç tha, një marrëveshje për “ndarjen paqësore” të Bosnje e Hercegovinës.

A kishte rol Serbia në gjenocid?

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi në vitin 2007 se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë.

Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq./ rel

Gjithashtu lexoni:

Erdoğan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale

74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

Deputetët nesër tentojnë për herë të 37-të konstituimin e Kuvendit

Sokol Bashota, kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës

Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

Kosova News 23/05/2024 23/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
few clouds
33° _ 31°
29%
2 km/h
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Irani miraton projektligjin për të pezulluar marrëdhëniet me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së
00:37 -25/06/2025
Erdoğan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale
00:32 -25/06/2025
Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Sulmet amerikane e kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore
00:28 -25/06/2025
Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës
00:21 -25/06/2025
74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet
00:19 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?