KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Arterie vendimtare për qarkullimin e lirë”, thotë kryeministri Kurti për rrugën ndërkufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Ekonomi

“Arterie vendimtare për qarkullimin e lirë”, thotë kryeministri Kurti për rrugën ndërkufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova News
Kosova News 12:46 -04/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Arterie vendimtare për qarkullimin e lirë”, e ka quajtur kryeministri në detyrë, Albin Kurti rrugën ndërkufitare mes Kosovës e Shqipërisë që u përurua sot, mes fshatrave Gorozhup të Hasit të Prizrenit e Pogaj të Hasit të Shqipërisë, projekt ky në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni përurimi, përveç kryeministri në detyrë, ishin edhe ushtruesi i detyrës së ministrit në detyre të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Petrit Malaj, prefekti i Qarkut të Kukësit, Dritan Baji, kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, e deputetë të dyja Kuvendeve nga Kosova e Shqipëria

- Reklamë -

Kurti tha se përurimi i kësaj rruge është i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, por edhe për turizmin malor e kulturor, të dy republikave.

“Kjo është një pjesë e vogël e borxhit të madh që kemi ndaj këtij komuniteti, që i ka dhënë shumë edhe zhvillimit ekonomik edhe historisë sonë kombëtare”, tha kryeministri Kurti, derisa shtoi se pas përfundimit të rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapot, e cila ishte me vlerë prej 2.6 milionë euro, kjo rrugë që inauguruan sot, Gorozhup-Pogaj kap vlerën afër 1 milion euro që ka gjatësi prej 3.7 kilometra.

Kryeministri në detyrë, tha se lidhja me Shqipërinë, përveç se historike e shpirtërore, duhet të jetë edhe fizike, e pikërisht kjo rruga e inauguar sot, sipas tij, është një dëshmi për hapat konkretë në drejtimin e duhur.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se para dy vitesh është nënshkruar protokolli i marrëveshjeve për tri rrugë, rrugën Kërstec-Pakishtë-Zapot, rryga që u përrua sot si dhe rruga Dobrunë-Blinishtë, e cila tha se ka qenë pjesë e kësaj marrëveshje.

Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, tha se inaugurimi i kësja rruge hap një kapitull të ri në dobi të kombit.

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, tha se Hasi ka plotësuar ëndrrën disavjeçare, bashkimin e trojeve hasjane.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Kosova News 04/10/2025 04/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Në tubimin madhështor, Kurti lavdëron 50-shin e VV-së: Opozita e la Prizrenin pa asnjë çerdhe, Haskuka hapi të parën me 1800 metra katrorë
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?