Duke i quajtur udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, (SBASHK), si njerëz të lidhur me pushtetet e kaluara, ish- nënkryetari Rashit Maliqi, ka thënë kjo sindikatë është organizata më keqpërdoruese që ekziston në shoqëri, shkruan KosovaNews.
Sipas tij, grevat e mësimdhënësve janë organizuar në mënyrë që udhëheqësit e sindikatës të përfitojnë nga pagat e mësimdhënësve.
Lexo po ashtu: Ekskluzive! Përfaqësuesi i grevistëve të BSPK-së, ishte arrestuar në vitin e kaluar dhe ka aktakuzë për korrupsion
“Këto greva i kanë organizuar për qëllime të tyre personale për të përfituar të ardhura nga pagat e mësimdhënësve. Të hyrat nga anëtarësia, kur unë kam qenë nënkryetar, kanë qenë diku 45 mijë euro mujore, përkundër që pagat e mësimdhënësve kanë qenë të vogla, ndërkaq tash kur pagat janë të dyfishuara, të hyrat mujore të anëtarësisë janë rreth 80 mijë euro. Krejt këto të hyra, keqpërdoren. SBASHK-u është organizata më keqpërdoruese që ekziston në shoqërinë tonë”, u shpreh Maliqi për KosovaNews.
Lexo po ashtu: Mbi 2 mijë euro pagë mujore dhe afro gjysmë milionë euro pasuri, Ymer Ymeri thotë se nuk tërhiqen nga greva
Duke u bazuar në përvojat e tij si nënkryetar i sindikatës, profesor Maliqi ka thënë se udhëheqësit e SBASHK-ut, në atë kohë ishin të lidhur me ministrinë nga ku dhe kanë përfituar benificione.
“Gjatë gjithë përvojës sime si nënkryetar i SBASHK-ut, këta ishin të lidhur ngushtë me ministrinë. Të gjitha deklaratat që i bënin, ishin deklarata vetëm sa për të thënë që ne po kërkojmë diçka. Por realiteti është që kanë pasur qasje në ministri, ku kanë kryer punë të ndryshme personale si punësime dhe benificione të tjera. Pra qëllimi i tyre është vetëm për të përfituar personalisht nuk është sindikatë që mbron dinjitetin”, ka thënë Maliqi.
Ai thotë se grevat e organizuara nuk janë të ligjshme ngase sipas tij mësimdhënësit që kanë paga rreth 500 euro nuk mund të barazohen me mjekët që i kanë nga 600.
Duke e përmendur ligjin grevave, Maliqi ka thënë se mësimdhënësit edhe pse janë në grevë duhet të qëndrojnë në shkollë, e jo, siç ka thënë ai, në kafiteri.
“Kemi arsimtarë që janë në deti. Mua më ka telefonuar njeri që është në Durrës, e thotë se është në grevë dhe e merr pagën normal. Cila shoqëri jep pagë pa punuar?”, ka shtruar pyetjen Maliqi.
Lexo po ashtu: Sekretari i SBASHK-ut në lidhje të forta me PDK-në, bënte presione tek kolegët për votimin e vajzës së tij
Sipas tij, SBASHK-u është e lidhur me ish- partitë politike që kanë qeverisur me vendin kohë të gjatë.
“Si duket i kanë humbur benficionet dhe këto greva janë për t’i kthyer ato benificione e pozita që i kanë pasur”, ka thënë ai.
Profesori Maliqi, ka thënë se Qeveria me SBASHK-un nuk mund t’ia del ballë, sipas tij, edhe po t’i japësh 100 euro, në qershor do të kërkojnë diçka tjetër.
‘Kjo është një kancer në arsimin e Kosovës. Shihni rezultatet e testit PISA se në çfarë niveli jemi. Kemi arsimtarë të mirë por kemi edhe prej atyre që nuk donë as përformancën ta masin. Qeveria të organizoj mësim online, derisa arsimtarët te binden të kthehen në shkolla”, ka thënë Maliqi për KosovaNews.
Lexo po ashtu: Mal me shkelje ligjore në grevat e BSPK-së, KosovaNews siguron raportin e Inspektoratit
Lexo po ashtu: Qeveria Kurti nga shtatori ndan 150 milionë euro për ta luftuar inflacionin, shtesa e ndihma për të gjithë