Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot takoi Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence dhe zëvendësshefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larissa Bruun.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në avancim të sistemit të arsimit dhe ofrimi i mundësive të përgatitjes së të rinjve për tregun e punës.
Spence dhe Bruun theksuan gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen për MASHTI-n në realizimin e planeve dhe qëllimeve në arsim.
Nagavci i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të arsimit në Kosovë dhe i njoftoi për prioritetet e MASHTI për zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet, që nga zhvillimi në fëmijërinë e hershme.
Ajo i informoi edhe për punën që Ministria e Arsimit ka bërë deri më tani, veçanërisht në arsimimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë, si dhe për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.