KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Nagavci: Nëse vazhdojnë problemet, zgjedhjet studentore të anulohen
Arsim

​Nagavci: Nëse vazhdojnë problemet, zgjedhjet studentore të anulohen

Kosova News
Kosova News 13:26 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

inistrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës duhet të anulohen në rast se vazhdojnë të ketë probleme në këtë proces siç është raportuar edhe paraditen e sotme, transmeton KosovaNews.

Sipas ORCA-s, organizatë që është duke monituruar procesin, nga ora 8:30 deri në orën 10:45 ka pasur një bllokim sistemi si pasojë e ushtrimit të nivelit të dytë të sigurisë përmes emailave që ka rezultuar me bllokimin e përkohshëm të procesit.

Në momentin e zhbllokimit të tij janë shtuar vetëm edhe 6 vota të cilat kanë mbetur pa u procesuar në kohën e bllokimit. Ky numër i vogël i votave të ardhura pas bllokimit, ORCA tha se tregon se bllokimi prej 2 orë e 15 minutash nuk është sulm jashtëm apo tentativë për manipulim nga jashtë

Ministrja Nagavci tha se zgjedhjet studentore janë të një rëndësie të veçantë, si për studentët ashtu edhe për Universitetin dhe duhet të garantohet e drejta e votës për secilin student ashtu si dhe një proces demokratik, i drejtë e transparent.

“Ndonëse jemi në rrethana të lehtësuara pandemie, Universiteti kishte vendosur që ato të mbaheshin online. Vetëm një orë pas fillimit të procesit, sistemi i votimit ka rënë dhe studentët nuk po mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit. Si ministre, shpreh shqetësimin për këto lëshime. Kam kontaktuar me përfaqësues të Universitetit, studentë dhe monitorues dhe dua të deklaroj se poqese ky proces vazhdon të ketë probleme dhe lëshime, zgjedhjet duhet të anulohen dhe organet kompetente të marrin vendimin që siguron që asnjë studenti nuk i mohohet e drejta e zgjedhjes”, tha Nagavci.

Sipas të dhënave të ORCA-s, deri në orën 12:00 në votim kanë marrë pjesë 6195 studentë votues nga 25 629 votues sa kanë mundësi votimi. Pjesëmarrja në zgjedhje e shprehur në përqindje është 24.17%.

Gjithashtu lexoni:

MASH-i konstaton: Shkolla e vjetër e Nerovës nuk është në gjendje të mirë

Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

TAGGED: Arbërie Nagavci, Universiteti i Prishtinës, UP, zgjedhjet studentore në UP
Kosova News 10/06/2022 10/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës
20:58 -09/06/2025
Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
20:56 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?