KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kush dhe pse nga SBAShK-u po mashtron (gënjen) për Rrahman Jasharajn?  
Arsim

Kush dhe pse nga SBAShK-u po mashtron (gënjen) për Rrahman Jasharajn?  

Kosova News
Kosova News 15:45 -23/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbledhja e Komisionit për Arsim, sërish u shoqërua me përplasje të mëdha mes përfaqësuesve të institucioneve dhe atyre të Bashkimit të Sindikatave. Pas diskutimeve të gjata, në fund, zgjidhje që nxënësit të kthehen në bankat shkollore nuk u gjet.

Megjithatë, përfaqësuesit e BSPK-së u zotuan se do ta marrin në konsideratë një kërkesë të kryetarit të Komisionit, deputetit nga radhët e Vetëvendosjes, Ardian Gola.

Ky i fundit ka dhënë një propozim për Sindikatën që t’i përdorin notat si protestë sindikale (notimin e nxënësve), që fëmijët të kthehen në shkolla.

Kjo të vazhdojë, sipas Golës, derisa të gjendet një zgjidhje mes Qeverisë dhe BSPK-së. Ky propozim ka mbetur edhe të diskutohet me anëtarësinë e sindikatave.

- Reklamë -

Ndërkaq jo vetëm përplasjet brenda mbledhjes ranë në sy. Ajo që u vërejt ishte mungesa e Rraman Jasharajt.

Kush po nuk po e thotë të vërteten, Shala apo Ymeri

Por më shumë se mungesa, interesante është arsyeje pse Rrahman Jasharaj nuk ishte në mbledhjen e sotme ku u diskua për grevën. Kjo për faktin se për këtë janë dhënë çuditërisht dy versione.

Për mungesën e Jasharajt sot në mbledhje, janë dhënë dy versione dhe atë nga vetë drejtuesit e SBAShK-ut.

Në kundërthënie e me deklarata të ndryshme kanë dalë nënkryetarja Vjollca Shala dhe sekretari Ymer Ymeri.

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Vjollca Shala, pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, ku debatuan për gati tri orë me përfaqësues të Qeverisë, ka thënë se kryetari Rrahman Jasharaj nuk ishte prezent për shkak të angazhimeve të tjera.

Për debatin e zhvilluar në Komision, Shala ka thënë se do të mbajnë një diskutim edhe me këshillin grevist.

“Jasharaj është edhe kryetar i këshillit grevist të BSPK-së dhe ka pasur angazhime tjera për këtë arsye nuk ishte në takim dhe unë si nënkryetare isha e pranishme. Ne mbajmë takime të vazhdueshme me kryetar të sindikatave të nivele komunale. Sot gjithsesi ne mbajmë takim përgjigjen e marrim pasi të konsultohen kryetarët e sindikatave me anëtarësinë punëtorët e arsimit”, ka thënë ajo pas përfundimit të mbledhjes.

Por krejt diçka tjetër thotë sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri.

Në një prononcim Ymeri ka thënë se Jasharaj ka munguar për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Nuk është diçka serioze, për shkak angazhimeve intensive ka pësuar lodhje, ai ka qenë duke përdorë terapi, thjeshtë është ftohur pak.  I kemi sugjeru me pushu disa ditë”, ka thënë për gazetën Insajderi, Ymer Ymeri.

Përfundon mbledhja, propozimi i deputetit të VV-së për dalje nga greva do të shqyrtohet nga SBAShK-u

Gjithashtu lexoni:

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

Kosova News 23/09/2022 23/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?