KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Anëtari i SBAShK-ut që sot u përplas me deputetin Basha ishte dënuar me burg për falsifikim të diplomës së nxënësit
Arsim

Anëtari i SBAShK-ut që sot u përplas me deputetin Basha ishte dënuar me burg për falsifikim të diplomës së nxënësit

Kosova News
Kosova News 20:05 -21/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Reshit Kushaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, (SBASHK), i cili sot në  mbledhjen e Komisionit për Arsim u përplas me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, lidhur me grevat,  del të jetë i dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me një vit burgim për falsifikim dokumentesh si zyrtar për arsim i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren. Krahas këtij dënimi Kushaj ishte obliguar të paguaj edhe 300 euro taksë gjyqësore për shpenzimet e procedurës penale.

KosovaNewvs merr vesh se Reshit Kushaj, në vitin 2016, në cilësinë e zyrtarit për arsim në Prizren, kishte falsifikuar diplomën e Shkollës së Mesme të një nxënësi me qëllim që t’ia mundësonte vazhdimin shkollimit.

Seanca e Reshit Kushajt, ishte mbajtur më 15 korrik të vitit 2016, ku prokurori i rastit Sefer Morina, me aktakuzë, e ngarkonte Kushajn se kishte falsifikuar një diplomë të Shkollës së Mesme për nxënësin Bledar Krasniqi, duke dashur t’ia mundësojë të njëjtit vazhdimin e shkollimit në klasë të 12-të, megjithëse ai kishte përsëritur klasën e 11-të, përcjell KosovaNews.

Në këtë seancë kishte dëshmuar pikërisht Bledar Krasniqi, i cili ka thënë se pasi që kishte përsëritur klasën e 11-të, kishte shkuar në zyrën e të pandehurit dhe i kishte kërkuar ndihmë, ndërsa më vonë kishte pranuar një diplomë nga i akuzuari, në të cilën notat ishin kaluese.

Dëshmitari më tej ka shtuar se pasi i kishte treguar prindit të tij atë diplomë, prindi nuk kishte pranuar që një diplomë e tillë të shfrytëzohej nga dëshmitari, për të vazhduar shkollimin, andaj e kishte shqyer dhe e kishte hedhur në lumin “Lumbardh”.

Në anën tjetër i akuzuar Reshit Kushaj kishte  mohuar akuzën duke thënë se po të donte që t’i ndihmonte dëshmitarit, do të thërriste profesorët dhe do t’u thoshte t’i vendosnin notë kaluese e nuk do të hynte në këto probleme.

I akuzuari në fjalën e tij përfundimtare duke u ndërlidhur me deklaratën e dëshmitarit, i cili tha se dëftesën origjinale, babi i tij e kishte shqyer dhe e kishte hedhur në lum, ka ngritur dyshime ndaj policisë dhe prokurorisë dhe forenzikës, se si është bërë fotokopje një diplomë e shqyer, në bazë të së cilës fotokopje edhe aktakuza është ngritur.

Kjo aktakuzë ndaj Reshit Kushajt, ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, në fund të vitit 2015 ku Reshit Kushaj akuzohej se duke qenë zyrtar i arsimit në Drejtorinë Komunale të Arsmit në Prizren, ka falsifikuar dokumentin zyrtar, në atë mënyrë që, ka përpiluar, vërtetuar dhe nënshkruar dëftesën e shkollës së mesme për nxënësin Bledar Gashi.

Për këtë ngjarje kishin raportuar edhe mediat nw atw kohw, ku nga afër e kishin përcjellur seancën gjyqësore, ekipi i Betimit për Drejtësi. /KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK

OVL-UÇK: Mbështetja e ShBA-së, vendimtare në rrugëtimin drejt lirisë

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

TAGGED: Grevat, Grevat e SBASHK-ut, Reshit Kushaj, SBASHK
Kosova News 22/09/2022 21/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?