Zëvendesministri në detyrë i Arsimit, Arsim Ademi, do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Vitisë. Ademi ka marrë sot, mbështetjen e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe Degës për të qenë kandidati për kryetar Komune në Viti.
“Vitia do të qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! sepse Vitisë dhe qytetarëve të saj u duhet ndryshimi edhe në nivelin lokal. Arsim Ademi është kandidati ynë për kryetar të Komunës së Vitisë e bashkë me mbështetjen e qytetarëve edhe kryetari i ardhshëm i komunës nga data 12 tetor. Sot, në prani të Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, strukturave organizative të Pikave, ish-deputetëve Nijazi Isaku dhe Mirlinda Sadiku, si dhe në praninë e Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit të Qendrës në Viti dhe zv.mistër në Ministrinë e Bujqësisë Imri Demelezi, Sekretarit Organizativ, Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave të Lëvizjes, deputetit Zyba, konfirmuam mbështetjen për kandidaturën e Arsim Ademit për kryetar të Komunës së Vitisë”, njofton Lëvizja VETËVENDOSJE.