Arsenal e ka deklasuar Chelsean në ndeshjen e Javës së tridhjetë e katërt në Premier League.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes së zhvilluar të martën në “Emirates Stadium” ka qenë 5-0.
Skuadra e trajnerit Mikel Arteta e ka nisur fuqishëm, duke e marrë epërsinë qysh në minutën e katërt me golin e Trossard, mirëpo është ndalur duke mos bërë më shumë në këtë pjesëlojë.
Loja është ndryshuar plotësisht në pjesën e dytë, ku Arsenal ka realizuar edhe plot katër herë. White (52′, 70′) dhe Havertz (57′, 65′) me golat e tyre kanë bërë që fitorja për Arsenal të jetë e thellë. Gjithashtu edhe debakli i Chelsea.
Aktualisht Arsenal kryeson tabelën me shtatëdhjetë e shtatë pikë. Liverpool ndodhet në vendin e dytë me shtatëdhjetë e katër pikë, edhe pse me një ndeshje më pak se Arsenal, ndërsa Manchester City zë vendin e tretë me shtatëdhjetë e tri pikë po me dy ndeshje më pak se Arsenal.