KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrin në Kosovë indiani që për 18 vjet po udhëton me biçikletë rreth botës duke kaluar 165 shtete
Kulturë

Arrin në Kosovë indiani që për 18 vjet po udhëton me biçikletë rreth botës duke kaluar 165 shtete

Jeton Sopa
Jeton Sopa 18:59 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Somen Debnath, i cili vjen nga një fshat i largët nga Kalkuta e Indisë, ka filluar udhëtimin e tij me biçikletë që nga viti 2004. Ai gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore ka përshkuar më se 164 shtete të botës, e vendi i 165 me radhë është pikërisht Kosova.

Somen e takuam rastësisht pikërisht në sheshin “Nëna Terezë” me biçikletën e tij, duke bërë një video për ta paraqitur qëndrimin e tij në Kosovë.

Ai në një intervistë të shkurtë për KosovaNews shpalos detaje nga ky udhëtim maratonik nëpër të gjithë vendet e Botës.  

“Quhem Somen Debnath vij nga India dhe udhëtoj rreth botës me biçikletë, tani jam në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës dhe ky është vendi i 165 të që udhëtoj rreth Botës.

Pra ky udhëtim ka filluar që nga 27 maj të  viti 2004 nga një fshat i largët në Indi, i cili është 18 kilometra nga Kalkuta. Dhe siç e dini Kalkuta është vendqëndrimi i Nënës Terezë. Unë kam lindur dhe jam rritur në atë vend dhe kam udhëtuar nëpër të gjithë Indinë, Azinë, Evropën, Afrikën, Amerikën e Jugut, Antarktidën dhe jam kthyer në Evropë të udhëtoj edhe në 6 vende të tjera dhe ky është vendi i parafundit në Evropë”, thotë Somen për KosovaNews

Debnath thotë se sot është një ditë e veçantë për të dhe vendin e tij, pasi që 15 gushti është 75 vjetori i pavarësisë së Indisë nga Britania e Madhe dhe për këtë ndjehet i emocionuar që ndodhet në Kosovë.

Aventura e çiklistit nga India nuk do të ndalet me Kosovën.

Ai thotë se pas kësaj do ta vizitojë shtetin e Maltës. 

Misioni i Somen është fushata e vetëdijesimit ndaj HIV-AIDS dhe qëllimi i tij është që t’i shkelë të gjitha vendet e botës me biçikletën e tij që tashmë i kanë mbetur vetëm edhe 27 shtete.

“Pas Kosovës do të vazhdojnë në Maltë dhe pastaj do të shkoj në Australi. Më kanë mbetur vetëm 27 vende në botë pa vizituar. Unë po udhëtoj në 191 vende me një mision, ky mision është në përhapjen e vetëdijesimit ndaj HIV, dhe gjithashtu të promovoj kulturën indiane.

Unë jam një ambasadorë kulture që ta prezantoj vendin tim në botë dhe sot është një ditë e veçantë sepse është 75 vjetori i pavarësisë së Indisë nga Britania. Pra është një ditë e veçantë dhe jam mirënjohës që jam në Kryeqytetin e Kosovës është një vend i mrekullueshëm dhe shpresoj se do të kaloj mirë dhe do të vazhdoj me udhëtimin tim edhe në 27 vende të tjera”, është shprehur ai./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim

Sot tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Gjendet 13 vjeçarja që ishte zhdukur, Ambasada në Gjermani njofton se e njëjta është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë

Mbi 22 mijë franga të fshehura në trup, kapen në portin e Durrësit dy kosovarë me para të padeklaruara

Jeton Sopa 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Kusari njofton se Prokuroria ka hudhur poshtë kallëzimin penal ndaj Llugaliut: Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit
17:03 -01/07/2025
Detaje nga takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian
16:18 -01/07/2025
Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë
15:43 -01/07/2025
Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor
15:22 -01/07/2025
Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara
14:59 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?