Izraeli po vazhdon ofensivën në Rripin e Gazës, megjithë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Ministria e Shëndetësisë së Palestinës publikoi një raport të ri mbi bilancin tragjik të sulmeve që nga 7 tetori 2023.
Sipas raportit, vetëm në 24 orët e fundit, në spitalet e Gazës janë dërguar 65 civilëve të pajetë dhe 153 të plagosur. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e njerëzve që ndodhen ende nën rrënoja.
Sulme ndaj pikave të ndihmave humanitare
Ministria njoftoi se që nga 18 marsi 2025, kur Izraeli e prishi në mënyrë të njëanshme armëpushimin, janë vrarë 13.549 persona dhe janë plagosur 57.542 të tjerë.
Ndërkaq, në total, që nga tetori i vitit 2023, numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në 67.139, ndërsa numri i të plagosurve në 169.583.
Raporti thekson se ushtria izraelite ka vazhduar të qëllojë edhe ndaj civilëve në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga këto sulme kanë humbur jetën 2 civilë dhe janë plagosur 30 të tjerë.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në zonat e ndihmave ka arritur në 2.605, ndërsa i të plagosurve në 19.124.


