Kanë arritur në Gjykatë pesë policët e arrestuar të cilët janë të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
Seanca dëgjimore po mbahet në degën e Gjykatës në Lipjan, aty ku janë mbledhur një numër i madh mediash.
Policia ka bllokuar rrugën “Hamzë Jashari” për qarkullimin e veturave.
Nga ora 10:30 është paralajmëruar fillimi i seancës dëgjimore për pesë policët që dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se masa e sigurisë e kërkuar për pesë zyrtarët policorë është paraburgim prej 30 ditësh.