KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrijnë 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, vaksinimi në tetor
Shëndetësi

Arrijnë 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, vaksinimi në tetor

Kosova News
Kosova News 13:44 -26/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kosovë kanë arritur 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal. Qytetarët në moshë të shtyrë dhe ata me sëmundje kronike do të mund të vaksinohen që nga java e parë e tetorit. Këtë e bëjnë të ditur për Radio Kosovën nga Ministria e Shëndetësisë. Institucionet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal dhe për të parandaluar komplikimet që ai mund të shkaktojë.

Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga gripi sezonal, në Kosovë kanë arritur doza të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal. Lajmin për Radio Kosovën e bëri të ditur zyrtarja për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Gjylferie Zabeli, e cila njoftoi se vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë nga java e parë e tetorit.

“Ju informojmë se Ministria e Shëndetësisë, përmes procedurave të prokurimit, ka siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat ofrojnë cilësi të garantuar nga brendet më të njohura botërore. Këto vaksina janë pranuar në depon e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe pritet që shpërndarja e tyre të bëhet në bazë të planit të IKShPK-së për njësitë e vaksinimit në nivel vendi”, tha Zabeli.

Edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmojnë se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në depot e tyre. Zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva, njoftoi se shumë shpejt pritet të fillojë shpërndarja e tyre në njësitë e vaksinimit në të gjithë vendin.

“Ministria e Shëndetësisë për sezonin 2025-2026 ka siguruar 85,000 doza të vaksinës kundër gripit sezonal, të cilat kanë arritur në depon e Institutit  dhe gjatë këtyre ditëve do të bëhet shpërndarja e tyre në njësitë e vaksinimit në nivel vendi. Ndërsa, vaksinimi do të nisë nga java e parë e tetorit”, theksoi Pireva.

Me uljen e temperaturave fillon sezoni i gripit, i cili zakonisht shfaqet në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit. Vaksinimi mbron organizmin dhe e ndihmon të kalojë më lehtë gripin. Këtë e thekson mjeku familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Valdet Hashani, i cili gjithashtu përmend kategoritë më të rrezikuara nga gripi sezonal që duhet të vaksinohen.

“Kategoritë më të rrezikuara janë pleqtë, gratë shtatzëna, fëmijët, si dhe personat që kanë sëmundje kronike, siç janë diabeti, hipërtensioni, sëmundjet kardiake, pastaj duhet të vaksinohen edhe punëtorët shëndetësorë pasi që ata kanë kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët. Këto vaksina e mbrojnë organizmin që ta kalojë gripin më lehtë”, tha Hashani.

Vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë nga java e parë e tetorit dhe do të ofrohet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit, të cilat funksionojnë brenda qendrave kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë të vendit. Qytetarët mund të drejtohen në këto pika për t’u vaksinuar në mënyrë të sigurt dhe të organizuar, duke u mbrojtur kështu nga komplikimet e gripit sezonal. Autoritetet shëndetësore apelojnë te të gjitha grupmoshat, veçanërisht te kategoritë më të rrezikuara, që të vaksinohen/ rtk

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 26/09/2025 26/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit
08:47 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?