KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrihen mbi 10 mijë nënshkrime në peticionin online për shaminë në shkolla, kërkesa do dërgohet në Kryeministri dhe në MAShT
Arsim

Arrihen mbi 10 mijë nënshkrime në peticionin online për shaminë në shkolla, kërkesa do dërgohet në Kryeministri dhe në MAShT

Kosova News
Kosova News 18:39 -11/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka shkuar në 10 mijë nënshkrime peticioni online i organizuar nga disa aktivistë që të ndryshohet udhëzimi administrativ i cili e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme.

Sipas  njërit prej organizatorëve të fushatës dhe njëkohësisht peticionit, Durim Berisha, nënshkrimet do të ju dërgohen kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe Avokatit të Popullit.

Sipas ish- këshilltarit të kryeministrit Kurti, platforma online për nënshkrimin e peticionit e garanton sigurinë e nebojshme, ai ka bërë të ditur se nuk i kanë shfrytëzuar platformat e gatshme por e kanë krijuar vetë një të tillë, në mënyrë që peticioni të jetë sa më kredibil.

Berisha ka potencuar se në rast se kërkesa e tyre nuk procedohet nga MASHT-it sipas afateve ligjore, atëherë ai me ekipin e tij do t’i drejtohen Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Dihe se kampanja dhe peticioni kanë për qëllim të mbështesin kërkesën me shkrim të dorëzuar në MASHTI, prandaj në rast të mos procedimit sipas afateve ligjore, do t’i drejtohemi Gjykatës Themelore në Prishtinë, si Gjykatë kompetente për të shqyrtuar padinë përkitazi me këtë”, ka thënë Berisha për Portalin Dukagjini.

Ndërkaq në një reagim të Ministrisë së Arsimit, është thënë se “E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore”.

Por në këtë reagim nuk është përmendur ndryshimi i udhëzimit administrativ që e ndalon vendosjen e shamisë në shkolla./telegrafi

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Kamenicës ndan 45 mijë euro për ekskurzione, planifikon t’i dërgojë nxënësit në Durrës

MASh u bën thirrje prindërve: Mos nxitoni t’i bleni tekstet mësimore, nuk është caktuar akoma çmimi

Zgjatet afati për aplikimin në provimin e maturës shtetërore

Mbi 181 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve, afati përfundon sonte

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?