Një nga personazhet e njohura në rrjetin social Tik-Tok, është arrestuar këtë të martë nën dyshimet se ka abuzuar seksualisht me një fëmijë të mitur.
Në një përgjigje nga zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova thuhet se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Pasi që kemi vërejtur në rrjetet sociale qarkullimin e një video-incizimit të abuzimit seksual, Stacioni Policor – Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe sot në orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigje.
Kjo video e cila fillimisht u bë virale në Tik-Tok, tashmë është fshirë nga ai rrjet social.